Teserë partie për të fituar vend pune në spital!

Përshëndetje! Dua t’ju informoj juve dhe qytetarëve që mos të konkurrojnë më në konkurse, sepse do të harxhojnë vetëm kohë dhe para për të noterizuar dokumentacionet.

Kam marrë pjesë në një konkurs në spitalin X dhe jam renditur i pari në klasifikim. Nuk më morën sepse thanë se më mungonte eksperienca (por edhe kandidati që u pranua, nuk ka përvojë pune). Pasi këmbëngula me denonciminet në portal, në spital dhe në ministri, ndryshoi varianti i justifikimit.

mjekesia paraNë fillim edhe vetë ministria ishte në favorin tim, por papritur vjen “telefonata” dhe qëndrimi ndryshon. Sepse vetë ministria, për të mbrojtur drejtorin dhe kandidatin militant të LSI-së.

Ministria del me një version që unë nuk kam master dhe kandidati tjetër PO. Por është absude përsëri, sepse vendi vakant nuk ka nevojë për master. Në buletinin e botuar në agjencinë e prokurimeve publike nuk është cituar askund që masteri është kriter dhe për këtë arsye ky variant i ministrisë është ABSURD.

Unë i jam përmbajtur buletinit. Kam dorëzuar gjithë dokumentacionin në spital. I jam përmbajtur ligjeve dhe kritereve, por duket se nuk mjafton. Nëse nuk ke teserë partie apo, më saktë, nëse nuk je anëtar i LSI-së dhe nuk ke ngjitur 100 flamuj nëpër shtylla, nuk fillon punë. Për këtë isha në dijeni, por të futen militantë edhe në mjekësi, këtë nuk e prisja.

Mund ta çoj rastin edhe në gjykatën administrative dhe prokurori, por çfarë shprese kam që do të fitoj? Të bësh luftë me shtetin është e kotë. Po bëhet komplot institucional për një vend pune në spital.

Por kjo është Shqipëria. Nëse nuk kuptohet se cila është e mira dhe e keqja, do të vuajmë të gjithë bashkë. Po jetojmë në kohën e diktaturës. Dhe më vjen jashtëzakonisht keq.

Ah, dhe diçka tjetër! Kur kandidati tjetër pa këmbënguljen time nëpër institucione, më takoi dhe më tha: “Hiq dorë! Ai vend pune është krijuar për mua. Nuk e gëzon dot njeri atë vend, sepse unë e shkrij dhe ti nuk shkon atje!”

E shikoni ku kemi arritur?! Mjekësia ka shkuar në greminë. Kështu që kujdesuni për veten: Largohuni që këtu!

(Denoncim i ardhur në adresën info@shendeti.com.al. Emri i denoncuesit dhe i qytetit është fshirë me kërkesë të vetë personit, i cili i druhet ndëshkimit!)

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike