Testet për të dyshuarit me koronavirus, hapen çadrat para Urgjencës së QSUT

Në urgjencën qendrore në QSUT janë hapur çadrat për triazhimin e të sëmurëve të mundshëm që mund të paraqiten me simptoma.

Këto çadra do të kenë krysisht si qëllim ruajten e shëndetit të personelit mjekësor, por edhe analizimin paraprak të personave që mund të paraqiten.

Në kto çadra do të futen fillimisht individë të ndryshëm që mund të sillen nga ambulancat apo nga familjarë të tyre.

Sa i përket stafit mjekësor që do të punojë në çadra, raportohet se si fillim plani është që do të punojë stafi mjekësor i urgjencës kombëtare, por nëse më tej do të ketë fluks, atëherë do të kërkesë për shtim të personelit.

Çadrat janë vendosur, por nuk janë ende funksionale.

 

 

 

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë