Sipas zbulimeve të fundit teknologjike ky test ju jep mundësinë njerzve ta realizojnë në shtëpi dhe të përfitojnë rezultatin brenda 15 minutave, pa qenë nevoja të presin gjatë para laboratorëve. Tashmë ky test ka dalë në shitje në Angli, Skoci dhe Uells.
Ekspertët paralajmërojnë se çdo test pozitiv duhet të rikonfirmohet në klinika.
Ky test është ndërtuar nga kompania “BIO” në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të blihet në internet.
Ai funksionon në mënyrë të ngjashme me testet e shtatzënisë, pra mat e nivelin e antitrupave në gjakun e një personi duke nxjerrë rezultatin.
Pajisja analizon një pikë të gjakut, nëse rezultati është pozitiv shfaqen 2 vija rozë në test./BBC/ Elena Beta


