Testimi për hepatitet virale, falas në disa poliklinika

Denisa Canameti

Data 28 korrik përkon me Ditën Botërore të Hepatitit. Testimi për hepatitet virale do të kryhet sot falas në Tiranë në poliklinikën e lagjes Nr.1, Nr.9 dhe poliklinikën qendrore. Po kështu testimi ofrohet falas nga drejtoritë e shëndetit publik në Vlorë, Elbasan dhe Korçë.

Testimi Hepatiti Poliklinika Qendrore (1)

Në Poliklinikën Qendrore Tiranë

Çdo vit më 28 Korrik, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) organizon Ditën Botërore të Hepatitit për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton. Këtë vit OBSH-ja dhe partnerët do të nxisin politikëbërësit, stafin shëndetësor dhe publikun që të veprojnë menjëherë për të parandaluar infeksionin dhe vdekjen nga hepatiti.

Hepatiti viral (një grup i sëmundjeve infektive të mëlçisë të njohura  si hepatiti A, B, C, D dhe E) prek qindra miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë, si dhe vret rreth 1.5 milionë njerëz çdo vit (kryesisht hepatiti B dhe C). Këto infeksione mund të parandalohen, por shumica e njerëzve nuk e dinë sesi.

Në maj 2014 Asambleja Botërore e Shëndetit miratoi një rezolutë për të promovuar veprime ndërkombëtare për të parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar hepatitin viral. Në Ditën Botërore të Hepatitit, në mbarë botën do të zhvillohen aktivitete duke u fokusuar në parandalimin e hepatitit B dhe C.

Data 28 korrik është zgjedhur si Dita Botërore e Hepatitit në nder të ditëlindjes së profesor Baruch Blumberg Samuel, zbuluesit të virusit të hepatitit B dhe vaksinës së parë të hepatitit B.

Postime të ngjashme

10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen