Testimi, Shehu: Vendet e punës do të rindahen sipas interesave klienteliste

‘Qeverisja, në vend që të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor. Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj”. Kështu u shpreh sot Tritan Shehu, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, lidhur tritan shehume testimin që pritet të realizohet për infermierët në datat 28 shkurt dhe 1 mars.

“Së pari, dëshiroj të përshëndes sot Urdhrin e Infermierëve për paraqitjen e kundërshtimit në Gjykatën Administrative të vendimit qeveritar për të ashtuquajturin “testim”.

“Së dyti, përshëndesim solidaritetin e plotë të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, infermierëve, laborantëve etj, të demostruar këto javë për të ndaluar këtë projekt të paligjshëm e diskriminues ndaj atyre vetë’, tha Shehu.

Më tej deputeti i Partisë Demokratike thekson se qeveria në vend që të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor. Ai tha se qeveria po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj.

“Në këtë mënyrë po kërkohet që artificialisht të krijohen konflikte të pa nevojshme mjekë-pacientë, për të fshehur përgjegjësitë për problemet e mëdha dhe reale të atij sistemi, që kjo qeveri veçse po i shton e zgjeron çdo ditë”, u shpreh ai.

“Kërkohet kështu që nëpërmjet këtij “testimi” arbitrar të hidhet mbi personelin shëndetësor përgjegjësia për atë çfarë po ndodh me të gjithë përbërësit e shëndetësisë shqiptare’ vazhdon më tej Shehu. “Po tentohet nga ana tjetër që ky personel të mbahet i heshtur dhe i terrorizuar, si dhe që vendet e punës të rindahen sipas vullneteve politike e klienteliste”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak