TFL diskutim me grupin e punonjësve të sektorit Call Center

Shoqata Together for Life, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe me fonde të SIDA-s dhe Embassy of Sweden in Tirana (Ambasadës Suedeze në Tiranë), zhvilloi diskutimin e radhës me grupin e punonjësve të sektorit call center.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të ndryshme, si këshillat e sigurisë dhe shëndetit në punë, promovimin e lëvizjeve për të drejtën e punës, rritjen e ndërgjegjësimit për këto të drejta, vendosjen e dialogut mes punëmarrësve, punëdhënësve dhe autoriteteve shtetërore etj.

Kontrata e punës ishte një nga çështjet që punonjësit vunë theksin më shumë, pasi në kompanitë ku punojnë ata nuk pajisen me një kopje origjinale të kontratës e, si rrjedhojë, edhe pushimet nga puna janë më të lehta. Ata treguan gjithashtu për një sërë problemesh fizike dhe mendore të shkaktuara nga puna në sektorin Call Center, si probleme me dëgjimin, dhimbje shpine, dhimbje koke dhe stres, shkaktuar sidomos nga monitorimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme.

Pjesë e tryezës ishte edhe punonjësja F.D, e cila, me ndihmën e shoqatës Together for Life, e përfaqësuar nga avokati Gridi Shehu, ka fituar çështjen gjyqësore kundër një kompanie Call Center. TFL i erdhi në ndihmë me konsulencë e më tej duke e ndihmuar në dërgimin e çështjes në gjyq. Ajo ndau eksperiencën e saj me punonjësit e tjerë, duke treguar se për të fituar të drejtat tona duhet të ngremë zërin.

Në përfundim të diskutimit pjesëmarrësit u angazhuan të shpërndajnë informacionin si dhe të kenë një rol aktiv në grupimet e punëmarrësve pranë kompanive të tyre, duke ndihmuar kështu në kauzën “Mobilizimi social për të drejtat e punës në sektorin Call Center”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet