TFL organizon një ekspozitë shëtitëse “Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve”

Shoqata Together for Life zbatoi projektin “Power on Competencies” në bashkëpunim me 5 organizata partnere nga Italia Associazione Studenti per la Città, Kosova BLINK, Rumania D.G.T., Bullgaria Младежко европейско общество – dhe Sllovenia Mladinski Center Bit, nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Europian Projekti konsistoi në zbatimin e disa aktiviteteve në nivel evropian, kombëtar dhe lokal – shkëmbime rinore dhe trajnime, zhvillimi i disa workshopeve me të rinjtë në nivel lokal, zhvillimi i konkursit të fotografisë me temë “Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve” dhe më pas i ekspozitës shëtitëse nga 6 organizatat partnere të projektit, si dhe prodhimi i disa videove për promovimin dhe nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në nivel lokal, kombëtar dhe evropian. Më shumë informacione mbi projektin mund të gjeni tek Fan Page i projektit “Power on Competencies”.

Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve përmes fotografive

   

Punët e fotografëve dhe ilustruesve të rinj mbi fuqinë e të rinjve dhe edukimin e bashkëmoshatarëve shfaqen në një ekspozitë lëvizëse të organizuar në 6 shtete në Shqipëri, Bullgari, Itali, Kosovë, Rumani dhe Slloveni.

Ekspozita organizohet në kuadër të projektit “Power on Competencies”, që synon t’i pajisë të rinjtë me aftësi dhe kompetenca për fuqizimin e tyre me më pak mundësi për të marrë pjesë aktive në nivel lokal, kombëtar dhe evropian përmes përdorimit të mjeteve të reja mediatike.

  

Zbatimi i këtij Projekti për Ngritjen e Kapaciteteve konsistoi në zbatimin e veprimeve lokale dhe aktiviteteve të lëvizshmërisë të cilat bashkuan shumë frymëzim, shkëmbim përvojash, aftësi dhe kompetenca të reja për t’u shumëfishuar në nivel lokal.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse