TFL, sesion informues në Lushnjë për të drejtat e pacientëve

Shoqata “Together for Life” realizoi sot në Qendrën e hemoglobinopatisë, në Spitalin “Ihsan Çabej”, Lushnjë, një sesion informues me pacientët dhe të afërmit e tyre. Pjesëmarrësit u informuan nga dy ekspertët ligjorë, Ledia Muraku dhe Gridi Shehu, mbi të drejtat e tyre në sistemin shëndetësor, kuadrin ligjor ku mund t’i drejtojnë ankesat e tyre në rastet e keqmenaxhimit apo keqmjekimit nga ana e përfaqësuesve të sistemit shëndetësor dhe ku mund të marrin zgjidhje për problemet që kanë.

Në sesionin e diskutimeve që u zhvillua gjatë takimit informues, pacientët ngritën disa çështje problematike të sistemit shëndetësor, por sidomos mungesën e gjakut për transfuzion, tepër e rëndësishme për jetën e këtyre pacientëve.

“Together for Life” do të asistojë pacientët dhe familjarët e tyre në ndjekjen në rrugë ligjore në gjykatë dhe në të gjitha institucionet shtetërore.

Ky aktivitet u realizua në në kuadër të projektit “Forcim i zbatimit të të drejtave të pacientëve përmes advokimit dhe mbrojtjes ligjore“, i cili mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni