TFL, sesion trajnues: Edukimi seksual/rëndësia e informimit të saktë në shëndetin e të rinjve

Elena Beta

Shoqata “Together for Life” mbështetur nga UNFPA, në kuadër të rrjetit “Zëri i të rinjve, organizoi një trajnim për të rinjtë, me fokus informimin e tyre lidhur me edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues. Mjekja dhe specialistja e shëndetit publik, Lumturi Mërkuri, informoi të rinjtë për kujdesin maksimal që ata duhet të tregojnë për shëndetin e tyre riprodhues si dhe shpjegoi më hollësisht disa nga fjalët më të përdorura lidhur me seksin.

“ Është tepër e rëndësishme që të rinjtë të kenë informacion të saktë lidhur me trupin e tyre në mënyrë që të dinë të kujdesen sa më mirë për veten. Duke qënë se sot jetojmë në epokën e internetit, informacione të ngjashme sigurisht mund të gjenden lehtësisht në website të ndryshme, por duhet të dini se jo gjithçka që mund të lexoni është e saktë dhe e vlefshme. Prandaj trajnime të tilla janë të domosdoshme për të rritur një brez të informuar dhe të shëndetshem”, vijoi Mërkuri.

Sipas rekomandimeve më të  fundit që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth moshës 7 dhe 9 vjeçare atyre duhet që të fillojë tu shpjegohen fenomene të tilla si menstruacionet, ejakulacioni dhe ndryshime të tjera seksuale, dhe në grupmoshat nga 9 deri ne 12 vjeçare duhet që tu shpjegohen rreziqet nga përvojat e mundshme seksuale të pa mbrojtura, si dhe mënyrën se si funksionon kontraceptivi, sqaroi Mërkuri për të pranishmit.

Gjatë diskutimit që zhvillua, të rinjtë e pranishëm u njohën me llojet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, shkaqet e këtyre sëmundjeve dhe mënyrat e parandalimit. Gjithashtu theksi u vu edhe tek mënyrat e kontracepsionit ,si një metodë efikase për të luftuar këto sëmundje si dhe për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara.

Mërkuri foli edhe për gratë e dhunuara në familje të cilat mundësinë e vetme që kanë për të denoncuar dhunën është tek mjeku i konsultoreve ku shkojnë për të kontrolluar fëmijët e tyre. “ Rastet e dhunës në familje,  ndodhin më shumë nga sa mund të imagjinohet, prandaj dhe ne trajnojmë mjekët e konsultoreve që ata të jenë të aftë komunikojnë me këto gra dhe të dinë të dallojnë rastet ku ka dhunë” .

Trajnimi pati dhe një sesion pyetje përgjigje, ku të rinjtë patën mundësi të marrin informacion nga specialistja lidhur me çështjet që i shqetësojnë. Disa nga pyetjet e ngritura, lidheshin me metodat më të reja të kontracepsionit dhe efikasitetin e tyre, mundësinë për ripërsëritje të infeksioneve SST mbas kurimit, si dhe u diskutua për ligjin rreth abortit në shqipëri.

Ky aktivitet u mbështetet nga UNFPA, në kuadër të rrjetit “Zëri i të rinjve”/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!