TFL, shoqatat e pacientëve dhe KMD, nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Eshtë realizuar nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe disa Shoqatave të Pacientëve, konkretisht, Shoqata Together for Life, Shoqata e Diabetit në Shqipëri dhe Shoqata e Pacienteve me Hepatit.

Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është rritja e bashkëpunimit për mbështetjen ligjore për pacientët që paraqesin ankesa për diskriminim në shërbimin shëndetësor, organizimi i fushatave të përbashkëta sensibilizuese, aktiviteteve dhe trajnimeve me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga diskriminimi, minimizimin e rasteve të diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, përmirësimi i legjislacionit ekzistues me qëllim trajtimin e barabartë në fushën e mbrojtjes së shëndetit, etj.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes u theksua nevoja për ndërmarrjen e nismave me karakter teknik në fushën e mbrojtjes së shëndetit, për zgjerimin e fokusit të mbrojtjes së të drejtave të pacientëve si dhe për bashkëpunim më të thelluar të shoqërisë civile me institucionet e pavarura me qëllim rritjen e presionit pozitiv për respektimin e të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore shëndetësore.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të Projektit “Fuqizimi i pacientëve: Luftë kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”, të mbështetur financiarisht nga USAID/Albania

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni