TFL trajnim 2-ditor, prezantohet Guida e Bashkëpunimit

Shoqata Together for Life ka realizuar trajnimin dy ditor, me temë “Mbrojtja e të drejtave të Pacientëve”. Në këtë trajnim morën pjesë pacientë, përfaqësues të Shoqatave të Pacientëve si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Gjatë këtij aktivitet, sipas programit të parashikuar, u trajtuan tema lidhur me të drejtat e pacientëve, kuadrin ligjor përkatës, procedurat administrative si dhe institucionet e pavarura, kushtetuese dhe quasi gjyqësore, si Avokati i PopullitKomisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucione të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. 

Pjesë e veçantë e këtij trajnimi ishte dhe prezantimi/ trajtimi i Guidës së Bashkëpunimit mes Pacientëve, Shoqatave të Pacientëve dhe institucioneve të pavarura, dokument i cili synon të ndihmojë pacientët, në mënyrë të thjeshtuar dhe praktike, për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore përmes paraqitjes së kërkesave dhe ankimeve pranë institucioneve të mësipërme, përsa i takon ofrimit të shërbimit shëndetësor nga autoritetet shëndetësore.


Ky aktivitet u realizua në kuadër të Projektit “Fuqizimi i pacientëve: Luftë kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”, mbështetur nga USAID/Albania.

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë