Themelohet Balkan Club në Serbi

matildaNë datat 12-14 Shkurt  në Nish të Serbisë u mbajt konferenca themeluese e të ashtuquajturës  Balkan Club. Balkan Club ka lindur si ide nga të rinjtë pjesëmarrës në një seminar në Shqipëri  në Shtator 2015 me qëllim mirëkuptimin ndërkulturor në rajon dhe më gjërë.

Balkan Club është një rrjet rajonal rinor që ka si qëllim forcimin e mirëkuptimit ndërkulturor dhe konkretisht krijimin e një komuniteti i të rinjvë të rajonit duke organizuar aktivitete dhe projekte të përbashkta me qëllim promovimin e dialogut, diversitetit kulturor dhe mirëkuptimit të përbashkët. Gjithashtu në kuadër të Balcan Club do promovohen  dhe forcohen shkëmbimet rinore dhe iniciativava të tjera rinore brenda dhe përtej klubit.

Ky projekt mbështet dhe është pjesë e “Projektit Lindor” të Agjensisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkpunim e implementuar nga Këshilli Kombëtar Rinor Zvicerian, qëllimi i cë cilës është forcimi i organizatave lokale dhe i bashkëpunimit rajonal.

Në konferencë morën pjesë 40 të rinj, përfaqësues të  19 organizatave jo-qeveritare, kryesisht  nga vende të  Ballkanit Perendimor (Shqipëri, Serbi,  Maqedoni, Mali i Zi, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina) dhe nga Moldova e Zvicra.

Shqipëria u përfaqësua nga pesë të reja të organizatave joqeveritare. Projekte Vullnetare Ndërkombetare (PVN) pati si përfaqësuese Matilda Salla, koordinatore Projektesh, e cila shprehet optimiste mbi këtë iniciativë të re. Matilda mendon se Balkan Club ështe fillesa e një komuniteti të ri me perspektive që do të thyejë barrierat kulturore midis të rinjëve por jo vetëm për një rajon më me pak paragjykime dhe rrjedhimisht më paqësor.

Përfaqësuesja Zviceriane që mundësoi dhe financimin e projektit, Sophie Neuhaus, duke theksuar ndër të tjera edhe qëllimin e Projektit për luftën kundër paragjykimeve në Ballakan thotë se shoqëria e qëndryeshme ndërtohet në besimin mes njerëzëve që jetojnë bashkë dhe respektojnë ndryshimet midis tyre dhe prandaj është I nevojshëm bashkëpunimi ndërkulturor.

Të rinjtë pjesëmarrës të cilët punuan së bashku për tre ditë mbi përcaktimin e objektivave dhe aktivieteve e projekteve  që do të ndërmarrin në kuadër të Balkan Club,  nënshkruan Memorandumin   mbi  zotimin dhe angazhimin e  tyre për  bashkëpunim dhe arritjen e objektivave të  përbashkëta.

Me Memorandumin e nënshkruar kjo  konferencë shënoi themelimin e Balkan Club e cila do të pasohet nga të tjera projekte dhe aktiviete në të ardhmen për forcimin  e bashkëpunimit rajonal dhe më gjërë.

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit