Thinjat, çfarë i shkakton?

floket e bardhe, thinjatShumë njerëz i konceptojnë thinjat si diçka negative, shqetësim që është pasojë e një stresi apo traume. Dhe ka histori të tilla të njerëzve që janë gdhirë me kokë të bardhë pas një ngjarjeje të tmerrshme.

Por ekspertët po mundohen t’i largojnë këto frikëra duke u shprehur se flokët tona thinjen si fillim duke u varur nga gjenetika jonë, pra siç e kemi në trashëgimi nga prindërit. Sidoqoftë, vitet e fundit të kërkimit nga shkencëtarët e kanë rihapur bisedën. Ndërsa ende nuk arrihet të shpjegohet, shumë besojnë tani se stresi mund të shkaktojë një rrjet reagimesh që ndikon në mënyrën se si folikula e flokut transmeton melaminën, pigmentin që ngjyros flokun. Kërkuesit po shikojnë dhe për rolin e radikaleve të lira, që janë hormone që prodhojmë kur jemi nën stres, dhe studimet duket se po provojnë që ato mund të bllokojnë sinjalin që i thotë folikulës së flokut të thithë pigmentin ngjyrues.

Ekspertë të tjerë thonë se ngjarjet stresuese apo traumatike mund të ndalojnë përkohësisht rritjen e flokut. Më pas folikula e flokut “zgjohet” dhe fillon të prodhojë sërish dhe shumë flokë rriten në të njëjtën kohë, duke bërë të duket sikur shumë flokë të bardhë kanë dalë në të njëjtën kohë.

Të dhëna të tjera: Mënyra se si flokët tuaj zbardhen ka më shumë mundësi që të ndjekë ritmin që ka ndjekur tek prindërit tuaj. Sidoqoftë, nëse dyshoni se stresi po ju bën të thinjeni para kohe, kujdesuni të menaxhoni ngjarjet stresuese. Njerëzit që kanë përjetuar një ngjarje traumatike dhe që besojnë i ka bërë të thinjen thonë se më pas flokët janë kthyer në ngjyrën e tyre të mëparshme.

Ç’të bëni: Nëse besoni se stresi apo trauma ju ka thinjur, mundohuni të punoni me stresin tuaj. Joga, tai çia dhe meditimi janë një mënyrë e efektshme kundër stresit.

Postime të ngjashme

7 gabime që bëni në mëngjes, të cilat dëmtojnë zorrët
Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes, AI nuk mund të zëvendësojë mjekun!
Shëndetësia në rrezik, 30% e stafit punon në Gjermani
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier
Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor
3 ushqime që shkaktojnë dhimbje koke
Zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes? Kjo mund të jetë arsyeja
Dermatologia tregon sa gota ujë në ditë duhet të pimë për të patur një lëkurë me shkëlqim