Thinjat, jo vetëm shenjë plakje…

Nëse mendoni se ju janë thinjur flokët si pasojë e stresit në punë, familje ose i një marrëdhënie në çift, mund të keni të drejtë. Shkencëtarët kanë zbuluar se stresi realisht mund t’ju shkaktojë thinje të parakohshme të flokëve.

Më parë është thënë se thinja e parakohshme është një proces i paevitueshëm gjenetik që trashëgohet në familje. Por, shkencëtarët kanë zbuluar se kur trupi është i stresuar – si pasojë e një sëmundjeje të rëndë ose nga ngjarje të tjera tronditëse – ka një efekt të dyfishtë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se një molekulë e përfshirë në pigmentimin e flokëve gjithashtu kontrollon gjene të caktuara të sistemit imunutar.

Studimi, i kryer tek minjtë dhe i publikuar tek revista PLOS Biology, tregon se kur trupi është nën atak, qelizat prodhojnë sinjale kimike të quajtura interferone.

Ato rrisin masat mbrojtëse ndaj viruseve, por nga ana tjetër kanë si efekt anësor zhdukjen e qelizave që prodhojnë pigmentin e flokëve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj