Thonjtë e shëndetshëm, si të ushqeheni

Thonjtë e shëndetshëm duhet të jenë të fortë, të lakueshëm, me ngjyrë rozë dhe pa njolla. Çdo ndryshim tjetër në sipërfaqe të thoit është shenjë e sigurt se diçka nuk shkon. Shenjat e zakonshme të mungesave në vlera ushqimore përfshijnë: thonj të hollë dhe të brishtë, të plasaritur, të fortë – të trashë, rritje jo e mirë, shumë të zbehtë ose transparent, njolla të bardha, zhubra vertikale ose horizontale, lëkurëza anash thoit.

thonjteThonjtë ndikohen nga një sërë faktorësh, por dieta është ajo më kryesorja. Struktura e thoit përbëhet nga një proteinë e quajtur keratin dhe nga një kombinim mineralesh përfshirë kalciumin, sulfurin, potasiumin, seleniumin dhe elemente të tjera.

Thonjtë e fortë dhe të shëndetshëm janë në varësi të përthithjes së këtyre mineraleve. Nëse dëshironi të tregoni një kujdes maksimal ndaj thonjve, atëherë mos harroni që në dietën tuaj të përfshini proteina. Shumë efektive është spirulina, mikro algë nga deti, si burim i mirë i proteinës së tretshme. Tretshmëria e proteinës së saj është 85% krahasuar me vetëm 20% të mishit. Ajo përmban gjithashtu një kombinim të mineraleve, beta-karotinë dhe acide esenciale yndyrore.

Plotësojeni dietën tuaj me qumësht blete, që është i pasur me vitamina B dhe acide esenciale yndyrore. Mund të merrni edhe zink shtesë sidomos nëse te thonjtë keni pika apo njolla të bardha. Silici, një mineral që rrit përthithjen e kalciumit është esencial. Vaji i lulediellit është një burim i pasur me acid gama linoleik dhe kelpi, janë të hatashëm.

Së fundmi, ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit të thonjve dhe mëlçisë. Nëse gjaku i mëlçisë është i shëndetshëm, thonjtë do të jenë të fortë. Thonjtë janë dhe pasqyrimi i mëlçisë suaj. Nëse thonjtë janë të dobët apo tregojnë shenja anormale mund të ndodhë që ky organ jetik ka ndonjë problem. Për ta forcuar mëlçinë nisni një dietë me pak yndyrna, shmangni alkoolin dhe  pini lëngje të freskëta që ndihmojnë për pastrimin e mëlçisë, si aloe vera dhe hani kastravecë, panxhar, karrota, mollë, shpargull, borzilok, gjethe dafine, piper, rrepë, kopër, hudhër, bizele, fasule të kuqe, sojë, limon, spinaq, qepë, lakër, rozmarinë, kumbulla.

Postime të ngjashme

5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës
6 përfitimet e panxharit
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?