T’i themi JO gjuhës së urrejtjes mbi seksizmin

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

no hate 38 Marsi, ishte data që mblodhi në një tryezë të rrumbullakët individë të interesuar, përfaqësues si dhe anëtarë të organizatave, pjesë e lëvizjes “Kundër Gjuhës së Urrejtjes/No Hate Speech” në Shqipëri, për të folur mbi parandalimin e gjuhës së urrejtjes mbi seksizmin.

Gjatë takimit të organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ne bashkpunim me organizatat, pjesë e Komitetit “No Hate Speech Albania”, pranë Qendrës Rinore Tiranë, u bë prezantimi i fushatës së gjuhës së jo urrejtjes.

no hate2Në fokus të diskutimeve ishin tema lidhur me gjuhën e urretjes mbi seksizmin, sa e përhapur është ajo në Shqipëri si dhe roli që luan media në parandalimin e saj nga përditshmëria.

Forcimi i imazhit të femrës, duke e parë atë të barabartë me mashkullin, jo inferiore, ishte mesazhi që ky diskutim kishte për qëllim të përcillte, tha për gazetën “Shëndet +” Luis Bekteshi, pjesë e grupit të aktivistëve online për lëvizjen “No hate Speech’ si dhe një nga ideatorët e takimit.

Gjatë takimit u prezantua dhe projekti “Be a man/bëhu burrë”, i cili ka si qëllim edukimin e të rinjve për parandalimin e dhunës në të ardhmen. Synimi i “Be a man/bëhu burrë”, është të krijohen burra dhe baballarë më të mirë për shoqërinë tonë në të ardhmen, prandaj dhe temat tek të cilat fokusohet janë dhuna me bazë gjinore, barazia gjinore, bullizmi, etiketimi etj, vijoi Bledar Zeneli, koordinator i projektit pranë Linjës së Këshillimit për Burra dhe Djem.

no hate 4Në vijim pjesëmarrësit folën rreth eksperiencave të tyre lidhur me diskriminimin me të cilin përballen gratë në botë e kryesisht në Shqipëri, ku si shoqëri patriarkale, jemi shumë të prekur nga ky fenomen.

Luftimi i diskriminimit ndaj femrës dhe ngritja e zërit kundër sjelljeve abuzuese që mund të bëhen ndaj tyre janë çështje të rëndësishme, gjithmonë në fokus të lëvizjes “No Hate Speech”, duke nxitur burrat dhe djemtë të bëhen avokatë dhe agjentë të ndryshimit për arritjen e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.

 

 

 

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?