Tiramisu me çokollatë

Përbërësit për tiramisu me çokollatë.

Për biskotat

  • 150 gr miell
  • 130 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 50 gr niseshte
  • Maja për ëmbëlsira
  • Vanilje

TiramisuPër kremin do të nevojiten:

  • 5 vezë
  • 150 gr çokollatë në copëza
  • 500 gr maskarpone
  • 200 ml kafe
  • 120 gr sheqer
  • 100 gr kakao

Përgatitja e biskotave për tiramisu

  • Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë pjesë. Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa të arrihet një masë e fryrë, më pas shtrojmë të verdhat dhe vazhdojmë t’i rrahim derisa të formohet një masë kremoze.
  • Përziejmë përbërësit e thatë së bashku dhe i shtojmë tek vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë, nga  poshtë-lart.  E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë. E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celcius për rreth 10 minuta.

Përgatitja e kremit për tiramisu

  • Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë. Më pas i vendosim në frigorifer.
  • Në rahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve sëbashku me sheqerin. I rahim në shpejtësi mesatare,  derisa të arrihet masa e fryrë. Shtojmë marskarponën dhe i përziejmë mirë së bashku. Më pas shtojmë dhe të bardhat e vezëve dhe i  përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene. Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer më parë me kafe. Vendosim një shtresë biskota dhe më pas hedhim një shtresë kremi. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës.
  • Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate. Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dytë. Pasi e kemi përfunduar e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë dhe më pas e presim në copa, gati për ta shërbyer.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme