Tirana “hesht”, rrugët e kryeqytetit siç nuk i keni parë kurrë

Nga sot në orën 06:00 të mëngjesit kanë hyrë në fuqi masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Një ndër masat është edhe ndalimi i lëvizjes së automjeteve duke përjashtuar vetëm ato të shërbimeve. Gjithashtu janë shtuar patrullat e policisë për të kontrolluar makinat që lëvizin nëse kanë marrë leje në polici apo jo.

Më poshtë mund të shihni dhe disa nga rrugët kryesore të Tiranës të cilat janë të zbrazura totalisht nga qytetarët, që derimë tani duket se kanë rënë dakord me masat shtrënguese të qeverisë.

Deri dje në vendin tonë u konfirmuan 23 raste qytetarësh me koronavirus, ndërsa numri mund të jetë edhe më i lartë në ditët në vijim.

Qeveria i ka apeluar të gjithë që të qendrojnë në shtëpitë e tyre, dhe të shmangin çdo lloj lëvizje të panevojshme.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025