Tirana nën tymnajë, OBSH: 2,4 milionë persona vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit

Denisa Canameti

Kjo foto është shkrepur në orët e para të mëngjesit, afër kryeqytetit. Tymnajë e ngritur në një zonë të banuar duke rrezikuar kështu seriozisht shëndetin e njerëzve dhe familjeve që jetojnë përreth.

Pa frikë mund të thuhet se njeriu po kthehet në armikun më të madh të natyrës, të ambientit. Është folur shpesh për dëmet e parikuperueshme që ne po i shkaktojnë mjedisit. Derisa një ditë mjedisi të kthehet në armikun tonë më të madh e më shkatërrues.

Tymnaje (1)Ajri është një element mjaft i rëndësishëm për njeriun e veçanërisht për shëndetin e tij. Ndotja e ajrit ndodh kur në ajër lirohen substanca në sasi që mund të dëmtojnë  shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve ose mund të shkaktojnë dëme materiale.

Disa ndotës të ajrit mund të kenë edhe ndikime globale si për shembull, rritja e efektit të gazeve serë ose dëmtimi i shtresës së ozonit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milionë persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkte me ndotjen e ajrit. 1,5 milionë nga këto vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit në vende të mbylluar, që zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër.

Gjatë një viti ka më tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet automobilistike. 310.000 evropianë vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit.

Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në ShBA deklaron se, nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga vetë ajo në karburantet e makinave do të ketë 12.000 vdekje të parakohshme më pak, 15.000 infrakte më pak, 6.000 vizita në dhomën e emergjencave nga fëmijë ma astmë, 8.900 shtrime në spital për problem me frymëmarrjen ose aparatin frymëmarrës çdo vit.

Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë :

  • Kanceri,
  • Sëmundje zemre dhe rreziku për atak,
  • Sëmundje mushkërie si cirroza dhe Emfizema,
  • Astma,
  • Pneumonia dhe komplikacionet e saj,
  • Bronkiti dhe pneumonia,
  • Alergji të lidhura me aparatin respirator,
  • Dhimbje koke dhe migrenë te vazhdueshme

Tymnaje (2) Tymnaje (3)

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim