Tiranë, drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, përplas 3 mjete

Ndoshta janë bërë të zakonshme rastet kur drejtohen mjetet në gjendje të dehur, por kur bëhet fjalë për një shofer autoambulance, çështja ndryshon.

E njëjta ngjarje ka ndodhur në datën 7 në kryeqytet, në zonën e “Kodrës së Diellit”. Burime nga policia bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se  Islam Alla, 47 vjeç, shofer i një autoambulance në një maternitet në kryeqytet, në gjendje të dehur ka përplasur tre mjete.

Fatmirësisht nga përplasjet janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sakaq, Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se ai, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën  1.00mg/l.

Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera