Kryefaqja Lajme te tjera Tjetër standard ISO tek mjekësia, këtë herë për shiringat dhe përdorimin e...

Tjetër standard ISO tek mjekësia, këtë herë për shiringat dhe përdorimin e tyre

0
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit bëri publik së fundmi një tjetër standard që i takon fushës së mjekësisë pas asaj për laboratorët dhe leximin e rregullt të rezultateve të publikuar pak kohë më parë. Sipas publikimit në faqen e DPS këtë herë bëhet fjalë për përdorimin e shiringave si dhe elementë të lidhura me sigurinë të cilat janë imponuar nga standardet ndërkombëtare dhe që tashmë janë pjesë edhe e tregut shqiptar.

“Me standardet ndërkombëtare ISO 23908 – koshat për hedhjen e materialeve mjekësore të rrezikshme; ISO 21649 – injeksione pa shiringa; dhe seria e standardeve ISO 7886 shiringat një-përdorimëshe për injeksionet nën lëkurë, ne mundemi. Rreth 16 miliard injeksione bëhen çdo vit në të gjithë botën, ku secili injeksion mund të sjellë me vete rrezikun e transmetimit të sëmundjes.  Ripërdorimi i një shiringe e rrit këtë rrezik në mënyrë eksponenciale.

ISO e ka zgjidhur këtë problem me standardet për shiringa një përdorimëshe, si dhe me një seri kërkesash për parandalimin e dëmtimeve aksidentale e të paqëllimta nëpërmjet ages/gjilpërës.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), u përqëndrua në të dhënat më të fundit në dispozicion, dhe vlerësoi se përmes injeksioneve të pasigurta 1.7 milion njerëz ishin të infektuar me virusin e hepatitit B (HBV), rreth 315 000 me virusin e hepatitit C (HCV) dhe 33 800 me HIV.

Bazuar në nismat e OBSH-së, komiteti i ekspertëve ISO për shiringat ka hartuar standardet që zvogëlojnë ndjeshëm këto rreziqe dhe parandalojnë përhapjen e sëmundjeve vdekjeprurëse si HBV, HCV dhe HIV.

Siguria e pacientëve është qëllimi i Komitetit Teknik të ISO-s (ISO ISO / TC 84) – Pajisjet për administrimin e produkteve medicinale dhe kateterëve.

Standardi i suksesshëm ISO 23908 për karakteristikat e mbrojtjes nga shiringat “Mbrojtja nga dëmtimi i objekteve të mprehta – Kërkesat dhe metodat e testimit – Karakteristikat e mbrojtjes nga gjilpërat një-perdorimëshe nën lëkurë, gjilpërat që përdoren për futjen e katetereve dhe marrjen e mostrave të gjakut”  dhe ISO 23907 për kontejnerët e mprehtë “Mbrojtja nga dëmtimi i pajisjeve mjekësorë të mprehta – Kërkesat dhe metodat e testimit – Kontenierët (koshat) për mbajtjen e objekteve/pajisjeve mjekësore të mprehta një përdorimëshe”, ofrojnë një teknologji dhe kërkesa që minimizojnë rrezikun e përhapjes së infektimit dhe rrisin sigurinë e jetës së pacientëve” thuhet në sqarimin e DPS.

Burimi: Monitor

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here