Tjetër viktimë nga gripi, humb jetën 2-vjeçari

Një 2-vjeçar nga Lezha ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e virusit të gripit stinor A.

Ministria e Shëndetësisë informon se pacienti me inicialet B. Z, i lindur në Shënkoll të Lezhës, kishte pasur prej një jave temperaturë, ethe, kollë.

Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit të Lezhës, më 14 janar shtrohet me diagnozën infeksion viral me insufiçencë respiratore, ku dhe pas trajtimit mjekësor gjendja mbetet e njëjtë.

Një ditë më pas ai transferohet në shërbimin e pediatrisë në QSUT në Tiranë, ku ka patur dhe shenja klinike si mosreagim ndaj dhimbjes, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Ai u diagnostifikua me Encefalomielit, inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë të njëjtës javë, familjarët e tij kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin.

Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A.

Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ky është rasti i pestë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara 5 janar, atij të datës 11 janar dhe rastit të datës 13 janar nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni