Tmerri i rrathëve të zinj poshtë syve merr fund: Ja si t’i eliminoni me kamomil dhe sodë buke

Përgatiti: Ilma Lamçe

Të gjithë e dimë se soda e bukës është një përbërës me shumë përdorime. Ka një përdorim të gjerë për përgatitjen e maskave të bukurisë, pastrimin e shtëpisë dhe hidratimin e lëkurës. Dhe pse jo, për të eliminuar rrathët e zinj: ato rrathë të errët poshtë syve që na bëjnë të ndihemi  të lodhur dhe të çrregullt. Për fat të mirë, duke përdorur make-up, mund t’i fshehim, por për të përfunduar punën duhet të mësojmë më parë si ta përgatisim këtë ilaç natyral dhe ta aplikojmë në mbrëmje, pas heqjes së make-up.

Përbërësit:

-1 lugë çaj sodë buke;

-1 filxhan çaj kamomil;

-Tamponë  pambuku

Përgatitja:

Merrni një lugë çaji sodë buke dhe shtojeni atë në një filxhan me kamomil të ngrohtë, i cili është qetësues dhe stimulues. Më pas përziejeni mirë deri sa e gjitha të shkrihet plotësisht dhe të krijohet një masë. Pasi të keni krijuar këtë, duhet të zhysni një tampon pambuku dhe më pas ta aplikoni atë në pjesën poshtë syve. Duhet ta përsërisni këtë veprim herë pas here duke përdorur tamponë të tjerë pambuku.  Aplikimi do të duhet të zgjasë në total 15-20 minuta.

Përsëriteni këtë procedurë një herë në ditë, dhe pas disa aplikimeve ju do të shihni rrathët poshtë syve që do të zhduken ngadalë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave