Tmerri që shkaktojnë në trup pijet e gazuara ( dhe ato të konservuara)

Përfitimi i pijeve freskuese të konservuara dhe atyre të gazuara është zero. Sipas anketave të bëra thuhet se njerëzit konsumojnë rreth 57 litra pije të konservuara dhe të gazuara në vit.Rreziqet shëndetësore të këyre pijeve janë të shumta, thuajse të njëjta me pirjen e duhanit.

pije tw gazuaraJa disa nga rreziqet që shkaktojnë këto pije:

Diabet të tipit 2: shumë studime e lidhin konsumimin e pijeve të gazuara me diabetin e tipit 2, pasi kjo sëmundje prek rreth 300 milion njerëz në mbarë botën. Pirja e shumtë e këtyre pijeve freskuese ul nivelin e insulinës.

Obezitet: pijet e konservuara kanë rreth 20 lugë sheqer, prandaj rrisin mundësinë e shtimit në peshë për një periudhë kohore shumë të shkurtër.

Gurë në veshka: sipas studimeve ka rezultuar se konsumimi i pijeve të gazuara dhe të konservuara rrisin rrezikun e gurëve në veshka në 23%.

Rrisin yndyrën në trup: konsumimi i tepërt  i këtyre pijeve shkakton rritjen e yndyrës në trup, sidomos rreth zonës së barkut. Në 83% të rasteve të studiuara, thuhet se shtimi në peshë dhe obeziteti ka ardhur si pasojë e konsumimit të këtyre pijeve.

Sulme në zemër: njerëzit që konsumojnë pije të gazuara kanë një rrezik 20% më të lartë për të pasur një sulm në zemër në krahasim me njerëzit e tjerë.

Kancer: ngjyrosësit e pijeve shkaktojnë kancer. Sipas një studimi të bërë në Kaliforni thuhet se ngjyruesit në ngjyrë karamele rrisin shanset për të stimuluar qelizat kancerogjene ne trup.

Rrisnin presionin e gjakut: konsumimi i tepërt i sheqernave, veçanërisht në pijet freskuese të konservuara dhe  ato të gazuara çojnë në rritjen e tensionit të gjakut.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?