Personat me aftësi të kufizuara, mesazh për mundësi e shance të barabarta

Në kuadër të fushatës globale “ Youth Voice” shoqata Together for Life organizoi një aktivitet në qëndrën e Zhvillimit “Pëllumbat”, në Tiranë.

dorina

Dorina

Përfaqësuesit e shoqatës morën pjesë në një orë mësimi të zhvilluar nga mësueset e kësaj qendre, për tu njohur më nga afër me kërkesat dhe dëshirat që këta të rinj kanë si dhe për të folur mbi të drejtat që ata gëzojnë me ligj.

Ata ishin të ndërgjegjshëm për aksesin e pakët që ju ofrohet në shërbimet shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe ato të punësimit të cilat janë të pakta dhe të një cilësie të dobët.

Disa nga të rinjtë që ndodhen në këtë qendër u shprehën se kishin dëshirë të arsimoheshin më tej e disa të tjerë kërkonin mundësi për tu angazhuar në një punë.

Nëpërmjet mesazheve të shumta që dhanë, ata bënë një ftesë të hapur për shoqërinë civile, donatorët dhe institucionet për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të tyre në jetën politike, sociale, ekonomike e kulturore.

Ky aktivitet u mbështet nga UNFPA

berti

Berti

adea

Adea

flori dorina

Flori, Dorina

soni

Soni

gjergji

Gjergji

flori

Flori

dorina elena floripellumbat 2pellumbat

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Dokument politik: Forcimi i Strukturave Rinore Lokale në Shqipëri
Shenjat paralajmëruese të kancerit kolorektal tek të rinjtë
Sëmundjet e zemrës tek të rinjtë, mjeku: Shkak mungesa e aktivitetit fizik dhe lëndët narkotike
“Sindroma e vdekjes së papritur” mjekja kardiologe apel të rinjve: Mos neglizhoni kontrollet, kujdes me pijet dhe lëndët narkotike
Intoksikimi nga alkooli, mjekja: Nuk duhen miksuar pijet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse