Toksikologjia e Tiranës, me ambjente mjerane dhe pa medikamente

Denisa Canameti

Që prej disa vitesh shërbimi i toksikologjisë është zhvendosur nga Spitali Universitar i Traumës, në QSUT. Në kohën e përurimit të këtij shërbimi, ministri i asaj kohe Petrit Vasili theksoi se kjo qendër, e cila është konceptuar të jetë polivalente, do të ofrojë trajtime të specializuara si brenda, ashtu dhe jashtë spitalit dhe do Toksikologjiatë shërbejë si një qendër trajnimi, koordinimi dhe referimi në nivel kombëtar. Në vazhdën e premtimeve, ministri aktual i Shëndetësisë Ilir Beqaj premtoi që ky shërbim, ashtu sikurse të gjtha shërbimet e tjera brenda QSUT-së, do të furnizohet me ilaçe.

Por çfarë ndodh realisht?

Infermierët dhe mjekët e këtij spitali ndihen të fyer që vazhdojnë të punojnë në një bodrum të tillë duke treguar edhe kushtet që ofrohen brenda tij. Banjat brenda këtij shërbimi janë në gjendje skandaloze. Aroma aspak e pakëndshme dhe muret me lagështi tregohen me gisht nga punonjësit e atij pavioni të cilët theksojnë faktin se mundësitë për marrjen e ndonjë infeksioni nuk janë të pakta.

Përveç kësaj, mungesa e theksuar e medikamenteve është një tjetër problem po kaq i madh. Një problematikë kjo që theksohet edhe nga vetë pacientët të cilët i gjen me receta nëpër duar. Medikamentet që shkruhen në ato receta janë të domosdoshme, e që duhet të gjenden domosdoshmërisht në pavion. Pa dashur të shtojnë shumë për këtë pjesë mjekët shprehen se mungesat në mendikamente janë të pafundme dhe se gjërat janë shumë larg asaj që thuhet.

Ilaçet që u shkruhen në recetë pacientëve, Methadone ose Buprenorphine, dhe të cilat duhet t’i blejnë jashtë spitalit, janë edhe medikamentet kryesore me të cilat trajtohen pacientët që vijnë me probleme varësie nga droga.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren