Tomini: 47% e qytetarëve janë vaksinuar me dozën e parë

Në vendin tonë 47% e popullatës ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID dhe 38 mijë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Shifrat i bëri me dije në Komisionin e Ligjeve, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini. Teksa po diskutohet për marrëveshjen për vaksinat Pfizer, Tomini tha se incidenca vijon të jetë e qëndrushme.

“Vijon të jetë një situatë e qëndrueshme ne vend nga rastet me COVID. Duhet të theksojmë se kemi një incidencë të qëndrueshme vijon vaksinimi i popullatës dhe kemi në zbritje të fashës moshore të vaksinimet. Mbulesa vaksinale 47% me dozën të parë dhe 41% me dozë të dytë. 38 mijë doza të treta të aplikuara. Për dozën e tretë kanë shfaqur interes më shumë të moshuarit. Po ecim me ritme të mira në aplikimin e dozave të para dhe të dyta. Duhet të theksojmë se për marrëveshjen Pfizer, duhet një ndryshim rregullim të përgjithshëm të nenit 2. Kjo do të mundësoje që mos të bëjmë akte normative por të kemi një lehtësim për të marrë vaksinat kryesisht Pfizer, nëpërmjet donacioneve,” u shpreh tha Tomini. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve