Tomini: Vaksinohuni tani për të qenë të mbrojtur gjatë vjeshtës

Të vaksinuarit kundër Covid-19 në Shqipëri kanë kaluar 1 milion e 198 mijë ndërsa  rreth 24% e popullsisë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës. Me konfirmimin e variantit “Delta” autoritetet shëndetësore kanë shtuar thirrjet për të përmbushur kalendarin e plotë.  Sipas tyre vetëm përmes vaksinimit mund të  frenohet epidemia  dhe shfaqja e mutacioneve të reja.

Mutacioni Indian i Covid-19 po prek më shumë të rinjtë dhe të pavaksinuarit ndërsa  numri i të infektuarve po pëson rritje. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini apelon për të përfituar nga muaji i hapur i vaksinimit për të qenë më të mbrojtur gjatë vjeshtës.

“Nëse do jemi të vaksinuar është e rëndësishme të parandalojmë format e rënda, hospitalizimin dhe për rrjedhojë edhe vdekjen. Përgatitja për vjeshtë-dimër fillon tani”, shprehet Tomini. Ashtu si dhe shtete të tjera dhe në vendin tonë ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë mundësinë për të përforcuar mbrojtjen anti-Covid me një dozë të tretë vaksine.

“Ekspertët shikojnë dhe vlerësojnë situatën jo vetëm në rajon por edhe në botë. Deri më tani nuk është gjykuar marrja e një doze të tretë”, thotë ajo. Gjatë gushtit çdo person mbi 18-vjeç mund të marrë vaksinën anti-Covid duke u paraqitur në qendrën shëndetësore vetëm me kartë identiteti.

 

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij