Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Një nga mankthet më të vërteta të femrave janë problemet me lëkurën. Bukuria konsiston në një lëkurë të pastër e të shëndritshme, pa njolla apo shenja të tjera. Përveç se duhet të tregoni kujdes maksimal për problemet e lëkurës, ju duhet dhe të përdorini edhe metoda alternative për të arritur një rezultat të kënaqshëm. Një mënyrë mjaft efektive për të arritur këtë gjë është uji i majdanozit. Ky tonik natyral mund të përdoret shumë thjeshtë duke valuar ujë të pastër me 25 gram majdanoz të freskët. Pasi të ketë valuar, lëreni ujin të ftohet, kullojeni dhe futeni në një shishe qelqi të errët. Mbajeni shishen në një vend të ftohtë.
Lajeni fytyrën çdo mëngjes me këtë tonik natyral ose mund ta mbani në lëkurë për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.
Burimi: http://www.healthyfoodteam.com/remove-brown-spots-parsley-tonic-recipe/


