Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Trajtime për djersitjen e tepërt:
- 1 litër ujë
- 4 qese çaj jeshil
Hidhni 4 qeset e çajit jeshil në një enë të mbushur me 1 litër ujë dhe lëreni të ziejë. Më pas e hiqni nga soba dhe lëreni të ftohet. Lagni me të duart, këmbët dhe pjesën poshtë krahëve. Aciditeti tek çaji jeshil ndihmon si një regjës natyral.
Trajtim 2
- 1 litër ujë
- 2 lugë gjelle sherbelë të thatë
Hidhni sherbelën në një enë të mbushur me 1 litër ujë dhe lëreni të tretet për 3 minuta. Hiqni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Më pas e kulloni lëngun dhe e hidhni tek enë tjetër të mbushur me ujë të vakët. Me të lagni këmbët, duart dhe pjesët poshtë krahëve. Mund të pini edhe çaj sherbele, si një alternativë tjetër (një lugë çaji sherbelë për një filxhan ujë të zier).
Trajtim 3
- 2 lugë gjelle gjethe arrash
- ½ litër ujë
Zieni gjethet për pesë minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Kullojeni lëngun dhe me anë të një cope ose pambuku aplikojeni atë tek këmbët, poshtë krahëve etj.
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/


