Trajtimet e lëkurës, më mirë nëse bëhen në dimër

trajtim lekureMos harroni që stina e dimrit është stina më e përshtatshme për trajtimet me piling apo trajtimet me lazer. Kjo për arsye se në dimër nuk janë shumë të pranishme rrezet e diellit të cilat ndikojnë dhe acarojnë lëkurën pas këtyre trajtimeve. Trajtime të tilla rekomandohen për rrudhat, njollat kafe, aknet. Janë trajtime shumë efikase, por që duhen bërë nga mjekë specialistë.

Efekti i acideve në lëkurë ka të bëjë me stimulimin e procesit eksfoliant dhe nxit prodhimin e qelizave të reja, stimulon prodhimin e kolagjenit duke e bërë lëkruën të shkëlqyeshme dhe me më pak rrudha.

Edhe duart në stinën e dimrit duan trajtim të veçantë. Ashtu si lëkura e fytyrës dhe lëkura e duarve thahet shumë në këtë periudhë. Përdorni vazhdimisht kremin e duarve sidomos në momentet kur lëvizim nga ambjentet e ngrohta drejt atyre të ftohta, pas larjes së duarve dhe para se të flemë. Kremi i duarve masazhohet me kujdes nga pëllëmba drejt gishtave me masazh në mënyrë që të rregullojmë edhe qarkullimin e gjakut.

Për njerëzit që e kanë lëkurën e duarve shumë të thatë rekomandohet që në darkë, pas aplikimit të kremit të vishen një palë doreza pambuku përgjatë natës që lëkura e duarve të zbutet më shumë. Kjo gjë vlen dhe për lëkurën e këmbëve. Vishen një palë çorape pambuku pas aplikimit të kremit.

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal