Trajtimi, 5 këshillat e domosdoshme për një veshkë të shëndetshme

veshkat

Problemet me funksionimin e veshkave janë ndër komplikacionet më të shpeshta për të cilat pacientët paraqiten në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore. Mjekët sqarojnë se sëmundja Renale Kronike (SRK) nënkupton një dëmtimin kronik dhe progresiv të veshkave.

Mos neglizhoni kryerjen e kontrolleve të tensionit të lartë të gjakut

Përveç mjekimit me medikamente që ulin presionin e gjakut duhet domosdoshmërish të ndryshoni mënyrën e jetesës. Duhet të respektoni dietën e rekomanduar nga mjeku dhe të pakësoni sasinë e kripës në ushqim. Duhet të masni rregullisht tensionin disa herë në javë, t’i shënoni këto të dhëna dhe t’ia tregoni mjekut tuaj në vizitën e radhës.

 Mbani nivelet e sheqerit në gjak në nivelet e rekomanduara

Kjo është e domosdoshme sidomos për ata të sëmurë që vuajnë dhe nga diabeti. Matja e nivelit të hemoglobinës së glukozuar (HbA1C) tregon nëse niveli i sheqerit në gjak ka qenë brenda vlerave të normës gjatë tre muajve të fundit. Nëse ky nivel është mbi vlerën e rekomanduar atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të bërë ndryshimet e duhura në dietë dhe në terapi. HbA1C duhet të jetë më pak se 7 në të sëmurët që janë në stad të avancuar të sëmundjes.

 Pakësoni sasinë e proteinave në dietë

Sasia e proteinave në dietë duhet të pakësohet dhe për këtë shihni edhe në pikën më poshtë.

 Ruani nivelin e yndyrave në gjak

Niveli i yndyrave në gjak shikohet në një analizë gjaku të bërë esëll në mëngjes. Në rast se e keni nivelin e kolesterolit mbi 240 mg/dl, keni risk më të lartë për sëmundje të zemrës. Trigliceridet duhet gjithashtu të maten. Ushqimet që përmbajnë shumë trigliceride janë: gjalpi, margarina, vaji, alkoli.

Mos pini duhan dhe tregohuni të kujdeshëm në trajtimin e komplikacioneve.

Përdorimi i medikamenteve

Duhet të evitoni përdorimin e antiacideve që përmbajnë magnesium, përdorni aspirinë vetëm nëse iu rekomandohet nga mjeku, anti-inflamatore jo steroide si përshembull Ibuprofen, laxativet, vitaminat apo suplementet ushqimore që përmbajnë kalilum dhe magnesium, si dhe preparatet me origjinë bimore.

Postime të ngjashme

Në Shqipëri ka ardhur BA5, varianti i ri i Covid shkaktar për infektimet
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin masa për reduktimin e sasisë së nikotinës në cigare
Ja disa nga përdorimet e vajit të kungullit për qëllime mjekësore
 Dr.Klodiana Zaharia: Nuhatja, rëndesia e kësaj shqise mbijetese
Vitamina K: Thelbësore për shëndetin e kockave, ja ushqimet që e përmbajnë dhe efektet anësore të saj
Studim: Mos e teproni me konsumimin e vezëve, ja sa vezë në javë duhet të konsumoni
Sallata jeshile dhe përfitimet e pafundme shëndetësore që përftoni nëse e konsumoni çdo ditë
Çaj kamomili me qumësht, mjaltë dhe kanellë: Ja vlerat ushqyese në organizëm