Kryefaqja Dieta Trajtimi i mbipeshës te fëmijët, sipas metodave të reja shkencore

Trajtimi i mbipeshës te fëmijët, sipas metodave të reja shkencore

0
Shpërndaje
Blerina Bombaj, dietologe
Parandalim/Vlerësim/Trajtim i Mbipeshës & Obezitetit në Fëmijë dhe Adoleshente
Obeziteti i fëmijëve, jo vetëm dieta, por stil jetese

Mbipesha dhe obeziteti te fëmijët dhe adoleshentët po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh, duke marrë parasysh pasojat serioze që ka në shëndetin e dhe cilësinë e jetës së tyre. Praktika e dietave hipokalorike, pa mbështetjen e nevojshme dhe të specializuar- këshilluese te fëmijët, është tepër e vështirë dhe jo e suksesshme, sepse ata e kanë të pamundur të ndërgjegjësohen për shëndetin dhe akoma më shumë të disiplinohen. Për këtë arsye, në 2016-ën është propozuar ndjekja e disa hapave, që kanë për qëllim të ndërhyjnë në zakonet e fëmijëve dhe të familjes në tërësi, të cilat i çojnë ata në mbipeshë. Por, detyrë e dietologut, është edhe vlerësimi i rasteve, kur krahas këtij këshillimi, është e nevojshme edhe dhënia e një regjimi ushqimor hipokalorik, vetëm për pak kohë.
Ky trajtim, përfshin vlerësimin e stilit të jetesës, krahas vlerësimit të statusit ushqimor. Risia në këtë qasje, qëndron te praktika e algoritmit terapeutik, i cili është ndërtuar nga Shoqata Amerikane e Pediatrisë në 2016, si një protokoll më efikas për moshat e reja. Në këtë protokoll, dietologu fillon një bashkëpunim me fëmijën dhe familjarët, dhe kur e sheh të nevojshme, me aprovimin e prindit fton specialistë të tjerë, si instruktorë të posaçëm, psikologë apo mjekë pediatër, për ta kompletuar terapinë multidisiplinare. Sipas rastit dhe dëshirës, këshillimi mund të bëhet individual ose në grup.

Algoritmi Terapeutik i Shoqatës Amerikane të Pediatrisë

Stadi I

  • Parandalim Plus (Prevention Plus)
  • Vizitat 2/muaj për 3-6 muaj
  • Konsulte familjare
  • Nuk jepet dietë hipokalorike

Stadi II

  • Kontroll i strukturuar i peshës (Structured Weight Management)
  • Vizitat 2/muaj për 3-6 muaj
  • Konsulte familjare
  • Jepet diete isokalorike

Stadi III

  • Ndërhyrje Multidisiplinare (Comprihensive Multidisciplinary intervention)
  • Vizitat 2-4/muaj për 8 javë, më pas 1-2/muaj për 3-6 muaj
  • Konsultë familjare ose në grup
  • Jepet dietë hipokalorike

Stadi IV

  • Kujdesi Intervenues Terciar (Tertiary Intervention Care)
  • Vetëm për fëmijë mbi 12 vjeç, me BMI mbi percentilin e 99te
  • Terapi dietetike dhe mjekësore në bashkëpunim me pediatër dhe endokrinolog

Pritshmëritë

Qëllimi thelbësor i kësaj qasje, është përftimi i zakoneve të reja ushqimore të fëmijës, duke korrigjuar gjithçka që e ka çuar atë në mbipeshë. Pas pak muajsh, fëmija do të jetë i aftë të vetëkontrollojë sasinë e ushqimit, dhe ta koordinojë atë me ndjesinë e ngopjes. Familja do te jetë e ndërgjegjshme për mbështetjen që duhet të ofrojë. Fëmija do ta ruaj me fanatizëm fitoren e tij, një peshë në të cilën do ndjehet shumë më mirë fizikisht dhe psikologjikisht, duke vendosur themelet për një të ardhme shumë më të mire për shëndetin e tij.

Kujdes!

Duke qenë se bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, në mënyrë që këtë shërbim, ta kërkoni nga një dietolog & nutricionist ose dietolog klinik, i cili përmbush të gjitha kriteret për t’u quajtur i tille. Këto kritere janë, zotërimi i një diplome 4 vjeçare – universitare, në Shkenca Dietologjike dhe Ushqim, ose degë specializimi të mjekësisë ne Shkencat e Dietologjisë dhe Ushqimit. Titulli i dietologut klinik mbrohet me ligj në pjesën më të madhe të vendeve te zhvilluara, dhe shërbimi i tij nuk mund të zëvendësohet nga një nutricionist, mjek, apo specialist tjetër i fushës se shkencave mjekësore, pasi këta të fundit nuk zotërojnë njohuritë dhe specializimet e duhura, për të marrë përsipër terapi të tilla.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here