Çfarë është kanceri i lëkurës
Kanceri i lëkurës është një sëmundje e zonave të ekspozuara ndaj diellit tek raca e bardhë. Rrallë shfaqet tek pacientët me pigment të errët të lëkurës dhe nëse kjo ndodh, kap zonat e pa ekspozuara. Shfaqet në mënyrë thuajse të barabartë tek femrat dhe tek meshkujt. Zonat më të prekura për meshkujt janë koka dhe qafa, kurse për femrat janë gjymtyrët e poshtëm dhe fytyra. Kjo sëmundje vihet re tek të rriturit dhe me një incidencë të lartë tek të moshuarit, rreth 60 vjeç. Pacientët zakonisht prezantohen me një njollë të luspëzuar, pa simptoma, qe rritet ngadalë, e kuqe dhe e mirëkufizuar ose referojnë një rritje të ngadaltë të lezionit, që nuk shërohet dhe që gjakoset lehtësisht nga trauma. Në këto raste tumori zhvillohet kryesisht në fytyrë dhe pacientët të tregojnë historinë e një akne si xhungë që ndonjëherë gjakoset. Njerëzit që janë djegur në diell, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer lëkure sesa pjesa tjetër e popullatës, megjithatë dielli e dëmton lëkurën me apo pa djegie. Mosreagimi ndaj steroideve është tipike për këto patologji.
Ku mbështeteni ju në Klinikën Stroka në trajtimin e kancerit të lëkurës?
Metoda jonë konsiston në kombinimin e mjekësisë moderne me atë alternative (popullore). Si njohës shumë të mirë të bimësisë, ne shfrytëzojmë efektet kurative të disa bimëve, duke prodhuar kështu një solucion nga ekstraktet bimore, i cili do të veprojë mbi sipërfaqen e masës tumorale. Karakteristikë e produktit tonë është se vepron vetëm tek qelizat tumorale, duke mos dëmtuar indet e shëndosha përreth, gjë që e bën trajtimin tonë jo vetëm të suksesshëm në trajtimin e sëmundjes, por edhe pa dëmtime estetike në rastet e plagëve të fytyrës, siç mund të jenë plagët e syrit, hundës, buzëve etj.
Gjatë seancave të mjekimit, të cilat zhvillohen vetëm në klinikën tonë, ky produkt jo vetëm vret qelizat tumorale, por njëkohësisht edhe stimulon rigjenerimin e plagës me qeliza të shëndosha, e vlefshme kjo edhe kur kemi të bëjmë me sipërfaqe të mëdha të dëmtuara.
Sa kohë keni që e ushtroni profesionin dhe këto metoda të kombinuara mjekimi?
Unë kam përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në vitin 2006. Për sa i përket metodave popullore të mjekimit me përbërës bimorë, kam një përvojë më të hershme. Bëhet fjalë për trashëgimi në katër breza, duke krijuar gjithmonë metoda dhe formula të reja të sofistikuara dobiprurese.
Mund të thoni diçka shkurt rreth kësaj trashëgimie?
Po. I pari ka qenë stërgjyshi im, Sheh Nebiu. Ai ishte shkolluar dhe praktikuar në Egjipt, ku jetoi për tetë vite rresht. Me prirjet e tij dhe i ndihmuar nga fati, arriti të bëjë mrekullira të paimagjinueshme falë shfrytëzimit të dijeve të marra atje dhe njohjes së mirë të traditave mjekuese të krahinës së Labërisë në shekuj. Sheh Nebiu nuk shëronte me nuska të kënduara e të shkruara, por me këshilla , me bimë dhe përmes procedurave mikrokirurgjike, ortopedike, stomatologjike dhe obstetriko-gjinekologjike, duke përgatitur pajisje të thjeshta artizanale interesante. Ai preferoi fshatin e vet Golem për ta ushtruar këtë profesion, duke u bërë i njohur në gjithë Shqipërinë e Jugut me arritjet në këtë fushë. Gjatë luftërave dhe pas tyre, ai ktheu shtëpinë e tij në një spital, ku gjetën shërim jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt e sëmurë e të plagosur pa asnjë shpresë. Profesori i famshëm Shiroka e ftoi si bashkëpunëtor në Spitalin e Tiranës, por ai nuk pranoi të largohej prej Golemit të Kurveleshit deri në fund të jetës së tij. Këtë ofertë ja bënë disa herë edhe udhëheqës të lartë të shtetit.
Më tej?
-Këtë traditë e përcolli gjyshja ime Meafteja tek babai im Laver Stroka. Ai është një mjek me pasion për profesionin, studiues dhe përkthyes librash dhe revistash të panumërta në disa gjuhë të huaja, njohës i shkëlqyer i bimëve të shumta që nga Jugu i Shqipërisë, aplikues korrekt i tyre shkencërisht dhe një mësues i palodhur në përcjelljen e dijeve të tij tek të tjerët.
Vitin e kaluar ju ishit të ftuar edhe në dy evente të mëdha të mjekësisë evropiane dhe botërore.
Po! Ne prezantuam në Kongresin e 16 Botëror për Kancerin e Lëkurës dhe në atë të 12 Evropian në Vjenë të Austrisë përvojën mbi 35-vjeçare në formë posteri “Trajtimi i Melanomes me metodën mjekësore tradicionale”. Ky sukses u vlerësua nga shumica e studiuesve të botës, duke na uruar për arritje të mëtejshme dhe shtrirje më të gjerë aplikuese.
A keni pasur sukses edhe në trajtimin e sëmundjeve të tjera krahas kancerit të lëkurës?
-Po. Në mbi 10 mijë nishane me dhe pa ngjyrë të trajtuar, s’kemi pasur asnjë rast me ndërlikim me kancer, por është për t’u theksuar se ky trajtim është pjesë e trajtimeve estetike të fytyrës, ku pas heqjes se tyre nuk ngelen shenja. Gjithashtu trajtojmë verrucet apo lythat, siç quhen nga populli, kallot,etj. Sukses kemi pasur edhe në infeksione të rënda dhe kronike të hundës, veshit dhe fytit. Me këto të fundit kemi pacientë që janë mjekuar që fëmije dhe vazhdojnë edhe në moshë madhore t’i përdorin këto produkte për parandalim dhe mjekim te infeksioneve te fytit, hundës dhe veshëve.
Ju bëni ndërhyrje kirurgjikale në Klinikën Stroka?
Jo! Në trajtimin e kancerit dhe nishaneve ne nuk përdorim as rreze dhe as bisturi, por vetëm tretësira bimore të përgatitura vetë.
Suksese!
Faleminderit!
Klinika Stroka, Adresa : Rruga Kongresi i Lushnjës ( ish parku i autobusëve), Tiranë
Tel:(00355) 69 24 83 631
(00355) 69 25 06 697








