Trajtimi jokirurgjikal i dhimbjes së shpinës

Petrit Drini

Petrit Drini

Nga fizioterapisti Petrit Drini:

Në përgjithësi, trajtimi i dhimbjes së mesit bëhet me njërën prej tri kategorive: Medikamente, fizioterapi dhe kirurgji.

Trajtimi jokirurgjikal

Këshilla

• Pushim. Zakonisht disa ditë pushim apo regjim shtrati do të qetësojë dhimbjet e forta të shpinës. Bërja pushime të rregullta gjatë gjithë ditës.  Shmangni uljen për periudha të gjata kohore apo qëndrimin në shtrat për një kohë të gjatë.

• Bëni kujdes me kufijtë e lëvizjes së trupit, bëni levizjet të matura dhe pa nxitim.

• Eliminoni lëvizjet e ripërsëritura, veçanërisht përkuljen dhe ngritjen e peshave, evitoni sforcimet apo dhe qëndrimin e gjatë në këmbë.

• Në raste dhimbjesh të forta, eliminoni aktivitetet fizike, përveç notit, i cili në përgjithësi ndihmon në trajtimin e problemit.

• Aplikimi i të ngrohtave

• Streçing (zgjatje) e muskujve të gjithë kurrizit, qafës, mesit.

• Reduktimi ose manipulimi i stresit, që konsiderohet si faktor shumë i rëndësishëm në dhimbjen e shpinës.

Medikamentet

Disa medikamente mund të përdoren për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve tuaja.

• Qetësues të mirëfilltë, paracetamol, paracetamol kodeinë, tramadol.

dhimbje-shpine 2• Anti-inflamatorët josteroide, si: ibuprofen, voltaren dhe naprokdeni mund të zvogëlojnë dhimbjen dhe edemat.

• Muskulorelaksantet, si: thiocolchicoside (Muscoril, Myoril, Neoflax, Muscoflex)

• Medikamentet narkotike, si kodeina apo morfina antidhimbje.

• Steroidet e marra nga goja ose injeksion në shpinë mund të japin një efekt anti-inflamator të shpejtë dhe efekte anësore të larta.

Fizioterapia

Konsiston në përdorimin e metodave, si: ngrohje-ftohje, ultratingull, masazh, stimulim elektromagnetik, streçing, ushtrime specifike, si: pilates, joga për mirëmbajtjen dhe forcimin e shpinës. Kombinimi i fizioterapisë me trajtimin medikamentoz jep rrezultate shumë të mira.

Masoterapia konsiderohet si mënyra më eficente e trajtimit të shpinës, në kombinim me trajtimet posturale të tipit Mezier.

Brezi. Përdorimi i brezit ose korsesë këshillohet vetëm në fazën akute dhe në ato raste kur përdorimi i brezit jep ndjesinë e mirë dhe të sigurtë.

Injeksion epidural me steroide. Bëjnë zvogëlimin e efektit të inflamacionit (enjtjes) dhe infeksioneve në zonën ku shfaqet dhimbja. Ky trajtim bëhet në rastet kur trajtimi klasik i sipërpërmendur nuk ka dhënë rezultat.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim