Kur bëhet fjalë për celulitin, njerëzit në mbarë botën (sidomos të famshmit) shpenzojnë shumë para për kremëra e trajtime të ndryshme, madje edhe operacione. Ajo çfarë shumica e këtyre njerëzve nuk dinë është se çelësi për reduktimin e celulitit mund të jenë disa përbërës që mund të gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj. Celuliti është gjendja ku trupi depoziton shumë yndyrë dhe formon lëkurën “portokall”. Zonat ku shfaqet më së shumti celuliti është në bark, kofshë dhe vithe.
Për të reduktuar celulitin në mënyrë natyrore ju nevojiten lëngu i një kokrre limoni, 1 lugë çaji piper i kuq dhe ujë. Ju duhet ta pini këtë pije çdo ditë. Përzierja thuhet të jetë e efektshme sepse të dy përbërësit piperi dhe limoni janë diuretikë të fuqishën dhe ndihmojnë në eleminimin e toksinave nga trupi. Lëngu i limonit përmban gjithashtu bioflavonoide dhe vitaminë C. Ai ka veti anti-inflamatore dhe lufton radikalet e lira duke parandaluar kështu ndarjen e kolagjenit, strukturën mbështetëse të lëkurës. Piperi i kuq djeg yndyrën duke rritur natyralisht temperaturën e brendshme të trupit.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm në parandalimin e celulitit është mënyra e jetesës. Kur të përdorni këtë mënyrë natyrale ju duhet edhe të mbani një dietë të shëndetshme dhe të stërviteni rregullisht, në mënyrë që të arrini rezultatet e duhura.
Shënim! Ju lutem sigurohuni që nuk keni probleme me stomakun sepse limoni dhe piperi i kuq mund t’jua acarojnë atë. Konsultohuni me mjekun në raste të tilla.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthdigezt


