Transparenca në sistemin shëndetësor, TFL prezanton rezultatet e projektit

Shoqata Together for life prezantoi rezultatet e projektit “ Fuqizimi i pacientëve- Luftë kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”, mbështetur financiarisht nga projekti: “Transparenca në sistemin shëndetësor”, USAID/Albania.

Projekti ka synuar edukimin, informimin dhe inkurajimin e pacientëve dhe qytetarëve për të denoncuar korrupsionin në sistemin shëndetësor, përmes mekanizmave, si : media dhe institucionet e pavarura. Në këtë takim u diskutuan rezultatet e arritura, praktikat më të mira të fituara dhe rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve: Institucione të Pavarura-Pacientë- Shoqëri Civile.

Në këtë takim morën pjesë pacientë të përfshirë në projekt, përfaqësues të Shoqatave të Pacientëve si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore si dhe institucionet e pavarura, kushtetuese dhe quasi gjyqësore, si Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucione të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të pacientëve.

Rezultatet e arritura:
-Transparenca e pasurisë së drejtorëve të spitaleve universitare dhe rajonale

-Krijimi i një mekanizmi interaktiv për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor

-3 Marrëveshje Bashkëpunimi në Nënshkruara mes Shoqatave të Pacientëve dhe tre institucioneve të pavarura:
-Avokati i Popullit
-Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi
-Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

-8 Dosje (ankesa) të drejtuara për trajtim tek Institucionet e Pavarura
-6 Suplemente
-2 Investigime
-2 video informuese

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim