Kryefaqja Shendet Mendor Transplantet, ende një ëndërr për spitalet tona

Transplantet, ende një ëndërr për spitalet tona

1
Shpërndaje


Arjana Strakosha (4)Që prej vitit 2007 në vendin tonë ka nisur kryerja e transplanteve renale, pas një bashkëpunimi me Qendrën Spitalore Universitare të Barit. Që prej asaj kohe kryerja  e këtyre transplanteve ka njohur zgjerim dhe po punohet për bërjen e transplanteve  nga dhurues kadaverikë. Dr.Ariana Strakosha, mjeke nefrologe, na spjegon për vështirësitë e hasura për kryerjen e këtyre transplanteve dhe stadin e tanishëm. Përveç transplanteve renale në Shqipëri është e vështirë kryerja e transplanteve të tjera. Në muajin shkurt u eksperimentua në njërin prej spitaleve privatë transplanti i mëlçisë por fatkeqësisht  përfundoi në humbjen  jetës së një fëmije tre vjeçar pas disa komplikacioneve postoperacion.

 

Çfarë është transplanti renal?

Transplanti renal është një procedurë kirurgjikale me anë të së cilës zhvendoset veshka funksionale nga dhuruesi tek marrësi, tek pacienti me SRK stad i avancuar. Pra, kur filtracioni glomerular është 15 ml/min. Duhet theksuar se transplanti renal është një formë e terapisë zëvendësuese. Pra, kur veshkat janë të dëmtuara dhe kur nuk arrijnë të kryejnë funksionet e tyre fiziologjike pacienti fillon terapi renale zëvendësuese si hemodializa, dializën peritonealeose ose transplantin renal.

Sa lloje donatorësh kemi?

Kemi dy llojë donatorësh : Donatorët e gjallë dhe donatorët kadaverikë. Te donatorët e gjallë futen ama me lidhje genetike, pa lidhje genetike, me lidhje emotive apo edhe persona të panjohur. Te donatorët kadaverikë futen ata me rrahje zemre dhe pa rrahje zemre.

Kur u krye transplanti i parë në vendin tonë?

Themelet për kryerjen e transplanteve renale në Shqipëri u hodhën në vitin 2006. Në atë vit nisi krijimi i infrastrukturës për realizimin e transplanteve në vendin tonë. Në kuadrin e projektit INTERREG III, dhe bashkëpunimit të ngushtë me Qendrën Spitalore Universitare të Barit, nisi krijimi i regjistrit kombëtar të sëmundjeve renale kronike. U krijua njësia e transplantit në shërbimin tonë me një grup mjekësh të cilt fillimisht u dërguan për eksperiencë në qendrat e specializuara europiane në fushën e transplanteve. Filloi puna për krijimin e regjistrit themeltar ku u regjistruan të gjithë pacientët të cilët kishin kryer transplantin renal në vende të ndryshme deri në atë periudhë. Sensibilizimi i autoriteteve shëndetesore për futjen në listen e rimbursimeve të të gjithë barnave imunosupresore. U hartuan protokollet e ndjekjes së këtyre pacientëve në bazë të modeleve bashkëkohore dhe kartelave tip. Në bashkëpunim me mjekët e specializuar të njësisë së transplantit të Rajonit të Pulias u hartuan protokollet e përzgjedhjes së dhuruesve dhe marrësve. Filloi sensibilizimi në media për avantazhet e transplantit renal si forma më e mirë  e terapisë renale zëvendësuese si për kualitetin e jetës së pacientit dhe të gjithë rrethit të tij familjar ashtu dhe për koston më të ulët në buxhetin e shtetit. Përpjekjet dhe sfidat kanë qenë të mëdha sepse po punohej në një terren me shumë të panjohura dhe klimë të lehtë mosbesimi për arritjen e tij. Sensibilizimi mediatik dhe një sërë konferencash me mjekët specialistë te rretheve bëri që të rritej numri i donatorëve që filluan të paraqiteshin në njësinë e transplantit. Filloi hartimi i listave të pritjes me donatorët e gjallë dhe përzgjedhja e çifteve të afta për realizimin e transplantit. Në bashkëpunim me shërbimin e imunologjisë, u bë e mundur dhe realizimi i pajtueshmërisë indore. Në vitin 2007 u realizua transplanti i parë në Bari ku marrës ishte një student 21 vjeçar dhe donator nëna e tij, të përzgjedhur në shërbimin e nefrologjië në bazë të protokolleve të krijuara tashmë, nga kirurgët italianë dhe shqiptarë të trajnuar në mënyrë periodike në Qendrën Universitare të Barit.

Në vitin 2009 u realizua transplanti i parë i suksesshëm në  QSUT nga stafi i kirurgëve shqiptarë . Përveç transplanteve të kryera në QSUT shumë të tjer janë kryer në sektorin privat me fonde të alokuara nga shteti, nga mjekë të shquar të huaj në bashkëpunim me mjekë shqiptarë, të cilët kanë qen dhe shkolla për stafin tonë për perfeksionimin e mëtejshëm në këtë fushë. Aktualisht njësia e transplantit në shërbimin tonë vazhdon ndjekjen periodike të një numri të madh pacientësh t transplantuar jo vetëm brenda vendit por dhe në shtete të tjera, por që vijnë që në fazat e hershme për t’u ndjekur më tej nga stafi ynë.

 

Që prej 2007 sa transplante janë kryer pranë QSUT?

Janë kryer 38 transplante, që përbëjnë 3 për qind të gjithë transplanteve të kryera.

 

Po pjesa tjetër, ku i kanë kryer këto transplante?

34.3 për qind i kanë kryer në vendin tonë por në spitale private, 20.2 për qind janë kryer në Turqi, 17.2 për qind janë kryer në Itali, 10.1 për qind në Greqi dhe 21.1 për qind janë kryer në Pakistan nga donatorë të panjohur.

spital

Kush lejohet që të dhurojë veshkë në bazë të legjislacionit?

Aktualisht ne legjislacionin shqiptar lejohet te dhurojne te aferm biologjik apo emotiv (gruaja,burri,i fejuari,e fejuara). Kjo per shkak te pajtueshmerise indore me te mire por dhe per te evituar problemet e trafikut te organeve,probleme qe ekzistojne sot ne disa vende.Aktualisht po perpiqemi te shtojme numrin e transplanteve me dhurues te gjalle ne QSUT, duke synuar ne nje te ardhme jo te larget te fillojme dhe transplantet me dhurues kadaverik. Ne Shqiperi eshte nje karakteristike qe populli yne dhuron veshken per njerezit e dashur ne te gjitha ato raste kur kushtet mjekesore te dhuruesit apo marresit e bejne te mundur kete.

Po përsa i përket donatorëve kadaverikë?

Persa i perket transplantit me dhurues kadaverik kohet e fundit eshte aprovuar ligji qe e ben te mundur realizimin e tij por kjo do akoma pune per te shtruar infrastrukturen perkatese shendetesore.

A kanë njerëzit ndjeshmërinë e duhur për të dhuruar organe për persona të panjohur?

Duhet një sensibilizim i shoqerise per te pranuar qe organet e njerezve te tyre te dashur mund te perdoren per te shpetuar jete te tjera. Asgje nuk eshte e lehte,por asgje nuk eshte e pamundur.

Sa i rëndësishëm është kryerja e transplantit renal?

Transplanti renal eshte një forme e terapise renale zevendesuese me komode per pacientin sepse rrit kualitetin e jetes duke e shkeputur nga aparati i dializes dhe duke e bere me aktiv, dhe njekohesisht ka kosto me te ulet . Realizimi i transplantit renal eshte nje aritje ne mjekesine shqiptare por duhet te ndiqet nga transplanti i heparit,transplanti i palces se kockes pse jo dhe nga transplantet e tjera.Puna ne nefrologji dhe urologji ka treguar se asgje nuk eshte e pamundur.

 

Kur u krye transplanti i parë në botë

Transplanti i parë renal u krye në 23 dhjetor 1954 Peter Bent Brigham Hospital ne Boston nga Dr. Joseph Murray, nobelist në vitin 1990 fiziologjinë mjekësore. Transplanti u krye midis binjakëve 24 vjeçarë monozigot. Ky ishte momenti kur sukseset u alternuan me dështimet por shkalla e sukseseve ishte në rritje.

Transplanti i parë në Shqipëri

Themelet për kryerjen e transplanteve renale në Shqipëri u hodhën në vitin 2006. Në atë vit nisi krijimi i infrastrukturës për realizimin e transplanteve në vendin tonë. Në kuadrin e projektit INTERREG III, dhe bashkëpunimit të ngushtë me Qendrën Spitalore Universitare të Barit, nisi krijimi i regjistrit kombëtar të sëmundjeve renale kronike. Në vitin 2009 u krye transplanti i parë i veshkave në vendin tonë nga staf shqiptar.

Që prej 2007 janë kryer 38 transplante në QSUT

Që prej vitit 2007 në QSUT janë kryer 38 transplante, që përbëjnë 3 për qind të gjithë transplanteve të kryera gjatë kësaj kohe. 34.3 për qind i kanë kryer në vendin tonë por në spitale private, 20.2 për qind janë kryer në Turqi, 17.2 për qind janë kryer në Itali, 10.1 për qind në Greqi dhe 21.1 për qind janë kryer në Pakistan nga donatorë të panjohur.

 

Ligji për donatorët kadaverikë

Ligji Nr.10 454, datë 21.7.2011, “Për transplantin e indeve dhe organeve” përcakton qartë mënyrën e dhurimit dhe ndalimet. Megjithëse ky ligj ka dy vjet që ka hyrë në fuqi end enuk ka nisur zbatimi i tij. Burime nga Ministria e Shëndetësisë thanë që janë një sërë kushtesh për tu plotësuar para se të bëhet zbatimi i plotë i ligjit. Para së gjithash duhet ngritur Banka e Organeve, e cila nuk është ngritur ende.

Nga: Shëndet Plus

 

1 Koment

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here