Transplanti i veshkave, Beqaj debaton me ish-ministrat e Shëndetësisë

Sot në Komisionin e Shëndetësisë pati debate mes mazhorancës, kur ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj prezantoi kosyot e transplanteve.

Ilir BeqajIsh-ministrat e Shëndetësisë Petrit Vasili dhe Vangjel Tavo thanë se kjo kosto nuk është reale.

Beqaj: Ne kemi një çmim të miratuar të transplantit të veshkës që është rreth 7300 euro.

Vasili: Ështe një protokoll që s’ka terapinë e fillimit, përgatitjet preoperatore, daljet nga interventi dhe trajtimi”

Tavo: Nuk ka transplant pa minimumi 10 mijë euro. Por dhe kaq rrezik nuk ta pranon njeri

Beqaj: 11 mijë euro.

Paketa e kostove për një transplant veshkeje është 12.000 euro dhe shqiptarët për këtë tip transplanti nuk kanë mundësi ku ta kryejnë tjetër veçse në spitalet private.

Janë 85 pancientë që po presin në radhë kryerjen e transplantit të veshkave dhe pritet që ndërhyrjet e para të bëhen në muajin nëntor dhe dhjetor.

Një transplant mëlçie nuk mund të kryhet në Shqipëri. Spitalet publike nuk kanë kushtet, privatët kanë refuzuar për shkak të kostos së lartë, duke i lënë si të vetmen mundësi që këtë ndërhyje pacinetët ta kryejnë jashtë vendit. Minimalisht kostoja shkon deri në 50.000 euro.

“Lidhur me transplantin e mëlçisë ne tentuam ta arrijmë në Shqipëri, por nuk arritëm dot” – tha Beqaj./ Manjola Hasa

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës