Transportonin ilaçe kontrabandë, arrestohen dy farmacistët në Tiranë/ Detajet e para

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “COVID Time”, ku në pranga kanë rënë 2 farmacistë. Ata dyshohen se kanë transportuar një sasi medikamentesh mjekësore pa dokumentacionin përkatës. Të arrestuarit janë J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeç.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Tregtimi dhe tranpostimi i mallrave kontrabandë”, “prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara”, “fshehja e të ardhurave” dhe “shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë.
Vihen në pranga 2 shtetas.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet