Trauma pas tërmetit / Kontaktoni psikologët e shpërndarë sipas qarqeve

Pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor, në qytetarët që e përjetuan atë ka pasur ndjenja ankthi, frike dhe stresi.

Ka shumë mënyra se si kjo mund të shpjegohet, duke nisur që nga lëkundjet e vetë tërmetit, e deri tek trauma psikologjike që ky fenomen mund të shkaktojë.

Që në orën 08.00 të datës 26.11.2019, pra vetëm pak orë pas tërmetit që tronditi vendin, Urdhri i Psikologut ka nisur menjëherë organizimin e punës në terren, fillimisht në Durrës, qytetin më të prekur nga katastrofa. Më pas puna u shtri në Thumanë e qendra të tjera ku u mblodhën të dëmtuarit.

“Aktualisht jemi shtrirë në një rreze gjeografike prej 13 qytetesh dhe një mori komunash ku ka patur apo janë vendosur të dëmtuar” shkruan në njoftim Urdhri i Psikologut.

Koordinatori i Qarkut Durrës Z. Elton Kuqja ka koordinuar këto ditë mbi 200 psikologë që kanë dhënë ndihmë në terren.

14 psikologë të ndarë në qarqe të ndryshme të vendit:

  • Valbona Treska, Presidente e Urdhrit, kryeson Shtabin e Emergjencës së UP. Nr. kontakti: 00355684038291
  • Elton Kuqja koordinon zonën e Durrësit. Nr. kontakti: 00355693110878
  • Besmir Frroku koordinon zonat Lezhe, Laç dhe Shëngjin. Nr. kontakti: 00355693930434
  • Besjana Faruku koordinon zonën e Thumanës. Nr. kontakti: 00355699388324
  • Altin Nika koordinon zonën e Shkodrës dhe veriut të vendit. Nr. kontakti: 00355684420000
  • Aleksandra Puci koordinon zonën e Shijakut e Vorës. Nr. kontakti 00355693887566
  • Valentina Telhaj koordinon zonën e Tiranës. Nr. kontakti: 00355697291744
  • Silvana Duka koordinon zonën e Fierit. Nr. kontakti: 00355692436900
  • Andi Petro koordinon zonën e Korçës dhe të Pogradecit. Nr. kontakti: 00355695303133
  • Elona Mustafaraj koordinon zonën e Elbasanit. Nr. kontakti: 00355692453705
  • Donika Maliqi koordinon zonën e Vlorës. Nr. kontakti: 00355693098246
  • Adelina Pjetra koordinon punën me të dëmtuar psikologjikisht nga tërmeti e që kërkojnë asistencë nga psikologu si dhe është facilituese e Shtabit te UP. Nr. kontakti: 00355697482338
  • Ilir Havolli koordinon punën e psikologëve të Shoqatës së Psikologëve të Kosovës (ShoPsiKo) që i ka ardhur në ndihmë psikologëve të Shqipërisë.
  • Xhensila Lato, facilituese e Shtabit të Emergjencës se UP nr. kontakti: 00355697822391

Për çdo nevojë kontaktoni koordinuesin më të afërt te Shtabit ne zonën tuaj.

Psikologet qe janë bashkuar, pjesa me e madhe nga rrethet e vendit, si dhe nga ShoPsiKo (Kosovë) e kane kaluar shifrën prej 350 vullnetaresh.

Mirënjohje secilit prej tyre në këto ditë maratone shërbimesh thuhet në njoftimin e Urdhrit të Psikologut.

Nga e hëna çdo gjë do jetë më qetë dhe më e koordinuar, por mbështetja e këtij ekipi të madh psikologësh që u vet-ofrua dhe vuri në dispozicion të të dëmtuarve që në momentet e para pas tërmetit, jo vetëm aspektin profesional, por kohën, energjinë fizike, burime financiare Për të mos përmendur se disa prej tyre kanë lënë fëmijët vetëm gjatë këtyre ditëve. /shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni