Trëndafili, imazh i bukurisë dhe dashurisë

Trëndafili e ka origjinën nga Azia dhe është konsideruar si bekim i Zotit. Sot trëndafili konsiderohet si imazh i bukurisë dhe dashurisë dhe kuptimi i saktë varet nga ngjyra që ka.

trendafil i kuqTrëndafilat e kuq janë simbol i dashurisë dhe pasionit, një lloj mesazhi për njeriun që e doni. Prezanton kurajë dhe respekt.

bardhTrëndafili i bardhë simbolizon bukuri, dashuri të vërtetë dhe qetësi mendore. Nëse lulja është e mbyllur, do të thotë që vajza është shumë e re për martesë.

rozeTrëndafilat e kuq dhe të bardhë së bashku prezantojnë bashkim, mirëkuptim dhe plotësim. portokalliTrëndafilat portokalli ngjajnë pak me zjarrin, sepse kanë të verdhën dhe të kuqen brenda dhe për këte arsye shprehin energji dhe entuziazëm.
Mund të thuhet se janë konkurrentët më të fortë të trëndafilave të kuq për arsye se tregojnë një dashuri të fortë.
verdhe  eTrëndafilat e verdhë përfaqësojnë shoqëri, kënaqësi, lumturi, nganjëherë edhe xhelozi. Nëse e kombinoni me një trëndafil të kuq, nënkupton se jeni mendjehapur.

trendafilaTrëndafilat rozë simbolizojnë afeksion, zemërbutësi, modesti, besnikëri dhe i thurin lavde bukurisë femërore.

Të dhurosh trëndafila ngjyrë rozë nënkupton një ndjenjë të pastër dashurie. Kur ato përdoren në buqetë së bashku me lule të tjera, mesazhi që këto të fundit transmetojnë, vjen duke u përforcuar. Këto lule mund t’i dhurohen një nënë të re, nënës suaj, të dashurës, si një shenjë e besnikërisë ose ndaj çdo personi të cilit doni t’i tregoni se e pëlqeni.

bluTrëndafili blu na dërgon mesazhin: mund të mos jesh e imja, por unë do të të mendoj gjithmonë./Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Konsumimi i shumë ushqimeve të përpunuara rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’, dyshohet për abuzime me rimbursimet dhe hedhje në treg të barnave të skaduara
“Do ta mbaj fjalën” – Ministrja e Shëndetësisë: Brenda vitit do ta kemi aparaturën e brakiterapisë
Ministrja e Shëndetësisë: Synojmë që pacientët shqiptarë të kenë trajtime të krahasueshme me ato të vendeve të BE
Pse zgjoheni vazhdimisht të lodhur dhe si ta përballoni këtë gjendje
Si të humbni peshë lehtësisht duke hequr dorë vetëm nga një zakon i keq
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet