Tritan Kalo: Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinëzar dhe shumë vrastar

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, iu uron javë të mbarë të gjithë shqiptarëve, në një mesazh në orët e vona të mbrëmjes, pasi ka mbyllur punën tek Infektivi, në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, të cilin e cilëson si një armik të padukshëm, tinëzar dhe shumë vrastar.

Teksa flet për bashkëpunimin mes të gjithë mjekëve, Kalo shkruan në “Facebook” se ” me durim dhe me më shumë vetëndërgjegjësim, të gjithë ne do tia dalim mbanë”.

Mesazhi i Tritan Kalos:

Javë të mbarë e të bardhë ju bashkëkombasit e mi….6.04.2020….Duke u kthyer në shtëpi pas një ditë pune në vijën e parë të luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19….Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinëzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, një ekip mjaft i harmonizuar: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..Nuk i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të brendshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..Bashkëpunimi është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale….Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjendet aty, duke u kujdesur për mirë dezinfektimin e mjediseve tona….Me durim dhe me më shumë Vetndërgjegjësim të gjithë ne do t’ia dalim mbanë…..Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domosdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….Ditë më të mira do të vinë nëse do të dimë të mirë-përballemi me këtë armik = Covid-19…..Ju duam shumë!!

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë