Përbërësit për 4 -5 persona
200 gr gjalpë- 2 filxhan kafeje sheqer pluhur
- 1 filxhan kafeje kakao
- 50 gr arra
- biskota petit – beurre
Përgatitja
Rrahim gjalpin me sheqer, shtojmë kakaon, konjakun dhe biskotat e copëtuara me dorë, si dhe arrat dhe e punojmë brumin mirë.
Formojmë me të një bastun e mbështjellim në letër alumini dhe e vendosim në frigorifer në akull. Pasi të forcohet, por jo të ngrijë fare, e presim në rrota dhe e shërbejmë.


