Trupit tuaj i nevojitet magnez? Ja çfarë duhet të hani   

Magnezi forcon zemrën, muskujt dhe sistemin imunitar. Shenjat që tregojnë mungesë të magnezit në trup janë: të vjella, lodhje, humbje e oreksit. Njerëzit me diabet tip2 vuajnë nga presioni i lartë i gjakut ose nga probleme me tretjen e ushqimit nëse kanë mungesa magnezi.

Eating nuts is good for your health, research suggests

Personat që marrin ilaçe për urthin ose osteoporozën janë më tepër të rrezikuar të kenë mangësi magnezi në trup.

Sa magnez i nevojitet trupit?

Rreth 60% e magnezit ndodhet në kocka, pjesa tjetër në indet dhe vetëm 1% ndodhet në gjak. Burrat duhet të marrin 400 mg magnez, ndërsa gratë 310 mg. Çdo njeri duhet të marrë sasinë e nevojshme të magnezit. Doktorët ju rekomandojnë disa ushqime që ju vijnë në ndihmë:

Bajame: ¼ filxhan përmban 105 mg magnez. Bajamet janë gjithashtu të pasura me vitaminë E, antioksidues që mbron sytë dhe e mban sistemin imunitar të fortë.  Mund t’i konsumoni duke i shtuar në sallatë ose tek perimet e preferuara.

Fara luledielli: ¼ filxhan përmban 128 mg. Farat e lulediellit zvogëlojnë nivelet e kolesterolit në gjak, sigurisht nëse hahen në masën e duhur. Përzgjidhni fara luledielli të papërpunuara.

Banane: në një banane të mesme gjendet 33 mg magnez. Banania gjithashtu ofron një dozë kaliumi i cili ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.  Përziejini me kos ose hidhini pak mjaltë për një shije ndryshe.

fara luledielli 8Kikirikë: ¼ filxhan përmban 89 mg magnez. Kikirikët janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës K. Mund t’i hidhni në sallatë.

Fara kungulli: 1 filxhan përmban 74 mg magnez. Farat e kungullit janë gjithashtu burim i mirë i fibrave. Mund t’i piqni dhe t’i hidhni në sallatë.

Qumësht: 1 filxhan qumësht  përmban 28.8 mg magnez. Qumështi është gjithashtu burim i mirë i kaliumit, vitaminës D, proteinave dhe vitaminës B12./Përgatiti për Shëndet+: Elena Beta

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit