“Truri i bebit” nuk ekziston

Gratë shtatzëna, të cilat përjetojnë ndjenja harrese apo zhvillimi të ngadaltë aspirator, zakonisht fajësojnë “trurin e bebit” për gjendjen e tyre. Por në fakt, kjo nuk është e vërtetë.

mami shtatzene dhe bebiNdërsa gratë shtatzënë besojnë se kujtesa e tyre po përkeqësohet, një studim ka arritur në përfundimin se në testet e kujtesës ato dalin njësoj me gratë që nuk janë shtatzëna. Dhe kjo nuk është vetëm për kujtesën. Aftësi të tjera, si përqendrimi apo orientimi gjithashtu nuk ndikohen nga shtatzënia.

Mbi 80% e grave shtatzëna thonë se vuajnë nga boshllëqe të kujtesës. Gjithsesi studiuesit thonë se ky studim është kryer për të rritur vetëbesimin e mamave të ardhshme. Ata shprehen se gratë duhet t’i rezistojnë prirjes për ta lënë trurin pasiv kur janë shtatzënë.

Grupi i studiuesve të Universitetit të Brigamit testoi 21 gra në kohën kur ishin shtatzëna dhe disa muaj pasi kishin lindur fëmijën. Gjithashtu u testuan edhe 21 gra të cilat nuk ishin shtatzëna dhe s’kishin pasur kurrë fëmijë.

Nuk kishte asnjë dallim mes dy grupeve në kujtesë, mendime, përqendrim apo në aftësitë orientuese dhe organizative. Qoftë në kohën kur ishin shtatzënë, ashtu edhe pasi lindën fëmijët, nënat ishin po aq të zonjat sa edhe gratë që s’kishin qenë asnjëherë shtatzënë. Gjithsesi kur u pyetën se si kishin dalë në test, ato u shprehën se s’kishin dalë mirë.

Profesori i psikologjisë Majkëll Larson, i cili drejtoi studimin, tha: “U habita me faktin se tek gratë shtatzëna ishte shumë e fortë ndjenja që nuk i kishin bërë gjërat mirë. Ndjenja “po bëj gjithçka keq” ekziston pavarësisht se provat tregojnë se në fakt ato po punojnë mirë”.

Profesor Larson tha se boshllëqet e kujtesës ekzistojnë gjithnjë, vetëm se kur janë shtatzënë, gratë e vënë re më shumë se zakonisht një gjë të tillë.

/Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak