Tryezë diskutimi për shëndetësinë: Ja progresi në luftën kundër kancerit

Denisa Canameti

Adriapol (Institute for Smart and Creative Growth) në bashkëpunim me Institutin e Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti, Ministrinë e Shëndetësisë e partnerë të tjerë zhvilluan sot në ambientet e “Hotel Tiranës” një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar lidhur me progresin e bërë në drejtim të luftës kundër kancerit.

AdriapolNë këtë aktivitet kishte një sërë të ftuarish nga fusha e politikës, profesionistë të shëndetit, si dhe nga shoqëria civile. Fjala përshëndetëse u mbajt nga drejtoresha e BIRD-it, Esmeralda Hasani. Ajo theksoi se sistemi shëndetësor ka pasur përmirësime dhe progres në disa drejtime. Gjithashtu duhet theksuar që ka dhe problematika. Keta ftoi të gjithë pjesëmarrësit për një diskutim të hapur.

Milva Ekonomi, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, foli për progresin e bërë në drejtim të ofrimit të kushteve më të mira të pacientëve me kancer. Ekonomi konsideroi si problematikë faktin që sot nuk ka një regjistër kanceri. Dhe kjo jo se nuk ka elementë për ta ngritur një të tillë, por sepse ende askush nuk është ulur për ta bërë atë punë.

I ftuar në këtë tryezë ishte gjithashu edhe shefi i shërbimit të onkologjikut, Agim Sallaku. Që në krye të herës mjeku vuri theksin tek rëndësia e implemtimit të politikave shëndetësore. Duke folur për sëmundjen e kancerit ai theksoi se është një sëmundje e përhapur dhe problematike për të gjithë botën. “Pritet, – tha Sallaku, – që në 2030-n të dyfshohet numri i personave të prekur.

“Edhe pse incidenca është në rritje vlen për t’u theksuar që metodat diagnostikuese dhe progresi në drejtim të trajtimit të tyre është i madh”.

Tjetër çështje e trajtuar prej tij ishte gjithashtu marrëdhënia mjek-pacient, e cila vështirësohet për shkak të mungesave apo për shkak se pacientët kërkojnë gjithnjë e më shumë trajtim adekuat.

“Ajo që e bën qeverinë t’i thërrasë mendjes, janë pacientët. Janë krijuar grupe shumë pasive. Na mungon organizimi i pacientëve për të kërkuar të drejtat e tyre, të drejtën për t’u kuruar, për të patur kushte. Nëse unë nuk jam i kënaqur, nuk i kënaq dot pacientët. Edhe pse thuhet se faji është i buxhetit të vogël. Aq buxhet sa është, duhet ta reflektojmë në ato që quajmë prioritete”, u shpreh Sallaku në fjalën tij.  

“A ka progres? Sigurisht që po! Janë marrë aparatura, kemi një ndër mamografitë më të mira që janë sot për sot. Por ndodh edhe që të blihet një skaner që kushton milona euro dhe nuk përdoret, sepse nuk ka mjek specialist për atë punë”, vazhdoi Sallaku.

Pyetjes a ka buxhet të mjaftueshëm për sjellë sistemin shëndetësor në kushtet optimale obstetër gjinekologia Eliona Demaliaj iu përgjigj se lekët nuk mjaftojnë kurrë e veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetësinë. Sipas saj, mjekësia kushton dhe kërkon investim të madh në teknologji dhe medikamente.

Diskutimi u kanalizua në disa problematika shëndetsore ku nuk munguan debatet.

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt