Kryefaqja Aktualitet Tryezë diskutimi: “Të njohim Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut”

Tryezë diskutimi: “Të njohim Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut”

0
Shpërndaje

Gazetare: Klevisa GJIKA

“Të njohim institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut” bëri bashkë personazhe të medias dhe sistemit të drejtësisë. Dritan Sakuta, jurist dhe Isa Myzyraj, gazetar nxorrën në pah se çfarë ndodh me të drejtat e njeriut pas publikimit të një lajmi, por edhe në ndjekjen e tij në aspektin ligjor. Impakti dhe roli i medias në promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe zbatimi dhe respektimi i këtyre të drejtave u shoqërua edhe me problematika të nxënësve dhe stafit pedagogjik në gjimnazin “Mersin Duqi” në procesin e edukimit.

Në kuadër të projektit “Europa respekton të Drejtat e Neriut”, ditën e sotme, u realizua një takim i hapur në lidhje me ndërgjegjësimin e njerëzve për rëndësinë e institucioneve të pavarura. Këto të fundit kanë të bëjnë me rolin e tyre në procesin e pranimit në Bashkimin Europian, veprimatri kjo që mbart një rëndësi të veçantë.

Pjesë e këtij takimi konsultativ ishin përfaqësues të institucioneve të pavarura, institucione lokale OSHC- të lokale, media lokale, studentë dhe qytetarë.

Armela Pengili, drejtoreshë e “Center ACT for SOCIETY” bëri mirëseardhjen dhe ftoi të gjithë pjesëmarrësit të marrin pjesë në diskutim, pasi fuqizimi i institucioneve të tilla mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Shoqata “Together for Life” e përcolli aktivitetin gjatë gjithë kohës në ‘livestream’, me qëllim që informacioni i shpërndarë të mund të aksesohet nga një numër më i lartë njerëzish që janë të interesuar për njohjen e të drejtave të njeriut.

Ky projekt që zbatohet nga “Shoqata Together for Life”, u realizua në partneritet me “Center ACT for SOCIETY”. Projekti mbështetet financiarisht nga “European Union in Albania” nëpërmjet programit IPA 2015, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave (CFCU Albania).

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here