Tuberkulozi, 1 në 3 persona i infektuar

Tuberkulozi është një sëmundje që prek 1/3 e popullsisë së botës. Kështu shprehet Luljeta Mati, pediatre pneumo-fiziatre, për “Shëndet+”. Lidhur me gjendjen në vend dhe me këtë sëmundje mjekja vijon:

vajza pi ilacin“Tuberkulozi është një sëmundje infektive e përhapur në të gjithë botën, që shkaktohet nga një bakter i cili quhet “Mycobacterium turbekulosis” dhe që njihet që në lashtësi. Mykobakterium i tuberkulozit ka disa forma ose shtame. Njëri prej tyre, që është edhe më i rëndësishëm, është shtami human, i cili prek më së shumti mushkëritë tek njeriu dhe fëmijët, shtami bovian i cili prek gjendrat limfatike në organizmin e njeriut dhe shtami afrikanum, që nuk gjendet në vendin tonë. Shtami human transmetohet nga njeriu i sëmurë tek njeriu i shëndoshë me anë të kollës dhe spërklat e saj, ndërsa shtami bovim transmetohet me anë të përdorimit të qumështit të pazier të bagëtive të sëmura me tuberkuloz. Ato familje që konsumojnë qumësht të bagëtive me tuberkuloz, të pazier, infektohen nga ky mikrob.

Shtami human shkakton sëmundje tepër të rënda. Familjet që kanë dikë të sëmurë me tuberkuloz, duhet thënë se kanë të pranishëm një burim infeksioni. Duke jetuar në një ambient të përbashkët me anë të kollës, spërklave të saj apo puthjeve mund të bëjnë të mundur transmetimin e sëmundjes tek pjesëtarët e tjerë.

“Sot turbekulozi ka filluar të rishfaqet ndjeshëm dhe, sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 1/3 e popullsisë së botës mendohet se është e infektuar me turbekuloz  ku një pjesë e tyre bëjnë sëmundje të tuberkulozit me patologji në mushkëri, në sistemin nervor qendror, prekje të kockave etj. Turbekulozi më i shpeshtë është ai i mushkërive.

“Më të riskuar janë personat që kanë imunitet të ulët si: personat me Hiv/Aids, të sëmurët që marrin kortizonik për një kohë të gjatë, të sëmurët me leucemi (sepse marrin mjekim që ulin imunitetin) ose moshat e treta.  Çelësi i suksesit në trajtimin e kësaj sëmundjeje është ekzaminimi dhe mjekimi i hershëm. Turbekulozi gjithashtu haset gjerësisht edhe tek moshat fëminore. Në rruzullin tokësor vdesin nga tuberkulozi 400 – 500000 fëmijë. Në total së bashku me të rriturit numri i të vdekurve me tuberkuloz shkon në 3-4 milionë. Tuberkulozi nuk shfaqet menjëherë./ Aishe Thartori

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë