Tuberkulozi, shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Mjeku Xhemil Alizoti duke folur për gazetën Shëndet+

Xhemil Alizoti, mjek pneumolog në Spitalin Universitar të Traumës

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse shkaktar i së cilës është bacili i tuberkulozit, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm. 8,4 milionë persona preken në vit nga kjo sëmundje.

Nga se shkaktohet tuberkulozi?

Tuberkulozi (TBC) shkaktohet nga bakterie që zakonisht infekton mushkëritë, por gjithashtu mund të prekë edhe pjesë të tjera të trupit. Çdo njeri i çdo moshe mund ta marrë tuberkulozin. Por disa njerëz kanë një rrezik më të madh. Këtu përfshihen:

  • njerëz që kanë qenë rreth e rrotull
  • njerëzve me sëmundjen e TBC-së
  • të varfrit
  • të pastrehët
  • njerëzit nga vende ku ka shumë tuberkuloz
  • ata që jetojnë nëpër azile
  • alkoolikët dhe ata që përdorin drogë
  • njerëzit me probleme mjekësore ( të tilla si diabeti dhe disa lloje kanceri ) të cilat dobësojnë mundësinë e tyre për të luftuar sëmundjen
  • njerëzit me virusin HIV (virusi që shkakton Sidën)

Cilat janë shenjat e para të sëmundjes?

Shenjat e sëmundjes mund t’i ndajmë në dy grupe:

  • Shenja të përgjithshme: temperatura e lartë në darkë, djersitje natën, rënie në peshë, mungesë oreksi dhe lodhje.
  • Shenjat më specifike janë: kollitje që zgjat më shumë se dy javë, nxjerrje e sekrecioneve, pështymë me gjak, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje.

Shqetësimet fillojnë gradualisht, kjo është dhe arsyeja e shkuarjes me vonesë tek mjeku. Të sëmurët mund t’i lidhin këto shqetësime me shkaqe tjera. Kjo situatë ndikon në përhapjen e sëmundjes në të gjithë trupin dhe në shkatërrimin më të avancuar të mushkërive. Ndërkohë i sëmuri përhap mikrobin rreth e rrotull dhe shumë njerëz i ekspozohen rrezikut të sëmundjes.

Tuberkulozi parësor

  1. Prek lobet e poshtme sepse bacilet e tuberkulozit depozitohen atje gjatë marrjes frymë.
  2. Zakonisht është jo simptomatik.
  3. Në grafi të gjoksit shihet nodula e kalcifikuar në vendin e infeksionit parësor dhe nyjet limfatike hilare të kalcifikuara.

Duhet specifikuar sesi në rastin e TBC-së parësor dhe në atë të TBC-së dytësor, patogjeneza dhe simptomat klinike varen nga përgjigjja e sistemit imunitar i cila mund të jetë normale dhe e reduktuar.

Tuberkulozi dytësor

Prek lobet e sipërme sepse atje ka më shumë oksigjen; bacileve të tuberkulozit u pëlqen oksigjeni. Shenjat/simptomat: ethe me temperaturë jo të lartë, djersë gjatë natës, humbje peshe, kollë, hemoptizi (rrjedhje gjaku nga goja).

Faktorët rrezikues: HIV, të qenit i pastrehë, kequshqyerja.

Tuberkulozi miliar

Përhapje e bacileve të tuberkulozit nëpërmjet gjakut: preket shpesh mëlçia, shpretka, kockat, veshkat, perikardi, meningjet. Zakonisht shihet në pacientët me mungesa imune.

Shkaqet e sëmundjes:

  • Sistemi i dobët imunitar. Kur sistemi imunitar është i shëndetshëm atëherë muret mbrojtëse mund të jenë një kundërshti shumë e madhe e baktereve të tuberkulozit. Nëse trupi juaj nuk ka një mbrojtje efektive atëherë rezistenca juaj është shumë e ulët.
  • Moshat e rritura dhe të moshuarit kanë më shumë mundësi të vuajnë nga tuberkulozi për shkak se mplakja normale apo sëmundjet e ndryshme dobësojnë sistemin imunitar.
  • Abuzimi me substancat, alkooli apo droga të tjera e dobësojnë sistemin mbrojtës si dhe ju bëjnë ju më të prekshëm nga tuberkulozi.
  • Të ushqyerit keq, një dietë e dobët ose marrja e shumë pak kalorive ndihmon në shfaqjen e sëmundjes së tuberkulozit.
  • Mungesa e mjekimit. Nëse nuk ndjeheni mirë por nuk merrni asnjë mjekim për gjendjen tuaj atëherë sëmundja përparon dhe shëndeti juaj sa vjen e rëndohet. Simptomat shpesh nuk vihen re. Mund të ndodhë që mos të vini re asnjë simptomë të sëmundjes derisa ajo të ketë përparuar shumë. Edhe pse simptomat më të shpeshta janë rënie në peshë, humbje e energjive, mungesë oreksi etj./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet